Po shkëmbenin 1.1 kg kokainë, pranga 3 personave të ‘Myslym Shyri’! Agjenti i infiltruar i futi në grackë (EMRAT + VIDEO)
1.1 kg kokainë u sekuestrua nga Antidroga e Tiranës, ndërsa 3 persona u arrestuan në flagrancë në zonën e “Myslym Shyrit”, në momentin që do të shkëmbehej. Grupi u hetua prej disa muajsh, ndërsa agjentët më herët kishin bërë edhe blerje të simuluar për të faktuar veprimtarinë kriminale
TIRANË- Jo shumë larg Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ishte planifikuar të shkëmbehej një sasi prej 1 kg e 130 gramë kokainë. Por, plani i trafikantëve u prish kur krejt papritur ndërhynë agjentët e Antidrogës, të cilët e kishin kuptuar çfarë po gatuhej dhe kryen arrestimin në flagrancë të 3 personave.
Në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë një karburanti u arrestuan Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç, këta që shihni në këto foto. Policia thotë se gjatë aksionit për arrestimin e tyre, Paulo Shyti nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por rezistenca zgjati shumë pak.
Burimet bëjnë me dije se agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave. Më herët për ta janë siguruar edhe prova të tjera, përfshirë këtu edhe blerje e simuluar e lëndëve narkotike nga agjentë të infiltruar, duke kopsitur në këtë mënyrë veprimtarinë kriminale.
Lënda narkotike e kapur ditën e sotme, e cila ishte mbështjell me facoleta, vinte nga Fieri dhe ishte transportuar nga të arrestuarit me një makinë fouristradë tip “KIA”, ndërsa takimi ishte lënë pranë një karburanti. Në fund të operacionit, përveç të arrestuarve dhe kokainës, u sekuestrua edhe makina dhe 3 celularë, të cilët do të shërbejnë për mbledhjen e provave të tjerë dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë pjesë e rrjetit të shpërndarjes.
U kapën me 1 .1 kg kokainë, foto e tre djemve të arrestuar në rrugën 'Myslym Shyri' Tiranë
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e të arrestuarve në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë pasi u sekuestruan 1 kg e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.
aty tek myslym shyri shitet droga e madhe,,,trafikantet rrine aty perballe ish kinema dajtit,,,ne ato kafet aty ne rrugice,,,,shesin droge e askush nuk i kap..e gjithe ajo zone aty duhet vene ne survejim nga policia...
Përgjigju
Real: 26/06/2024 10:14
Kot i arestoni keta qelbesira qe helmuan rinine dhe femijet. Futini nje shiringe dhe cojini ne te semes.
Përgjigju
IPolic në pension: 26/06/2024 08:53
MIRË MORE MIRË, por si mendoni ju që e dorëzuan vet mallin ata.Mos tregoni se kush e si uzbuluan.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3280
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
KAPNI GROSISTET E MEDHENJ JO KETO
Përgjigjuaty tek myslym shyri shitet droga e madhe,,,trafikantet rrine aty perballe ish kinema dajtit,,,ne ato kafet aty ne rrugice,,,,shesin droge e askush nuk i kap..e gjithe ajo zone aty duhet vene ne survejim nga policia...
PërgjigjuKot i arestoni keta qelbesira qe helmuan rinine dhe femijet. Futini nje shiringe dhe cojini ne te semes.
PërgjigjuMIRË MORE MIRË, por si mendoni ju që e dorëzuan vet mallin ata.Mos tregoni se kush e si uzbuluan.
Përgjigju