Aksion i doganave në gjithë vendin
sekuestrohen mallra kontrabandë

TIRANE- Një sërë mallrash kontrabandë që hynin në Shqipëri, në Doganën e Kapshticës, Doganën e Kakavijës, Doganën e Tiranës dhe Doganën e Vlorës, janë sekuestruar gjatë një aksioni të Doganave. Mbrëmjen e djeshme struktura te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës kanë sekuestruar mallra kontrabandë, lëndë e parë për falsifikim markash, kafe, veshmbathje, pjesë këmbimi dhe artikuj kozmetike.
 
Pas sekuestrimit të mallrave kontrabandë, janë vendosur edhe penalitete ndaj subjekteve që i transportonin.
 
Ndërsa materialet dhe procedurat i kanë kaluar hetuesve doganorë për verifikime të mëtejshme.
 
Ja mallrat e sekuestruara gjatë aksionit të Doganave:
Kështu, në degën e Doganës së Kapshticës është identifikuar dhe kapur një kamion i cili kalonte tranzit, me mallra kontrabandë, të cilat ishin lëndë e parë për të falsifikuar veshmbathje të markave të njohura. Mallrat e sekuestruar nga Drejtoria e Antikontrabandës janë si më poshtë dhe tashmë procedurat i kanë kaluar hetuesve doganorë për verifikime të mëtejshme.
- 6000 stampa copë ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 4720 stampa letre ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 6000 stampa metalike ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 462 pjesë këmbimi makinash të markës Bosch;
 
Në Doganën e Kakavijës po mbrëmjen e djeshme në autobusët e linjës Greqi-Shqipëri, janë identifikuar dhe kapur nga strukturat e Antikontrabandës mallra të padeklaruar të cilat tentonin të kalonin kontrabandë. Janë kapur gjithsej 432 artikuj kozmetike, të llojit shampo, parfume, deodorant, krem, etj. Penaliteti për këto mallra kontrabandë i vendosur ndaj subjektit i cili po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është 1.495.600 mijë lekë të reja.
 
Ndërkohë që në degën Doganore të Tiranës janë kapur dhe sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës një sasi e konsiderueshme veshmbathje, dhe mallra të tjera kontrabandë:
- 2.2 ton veshmbathje (rroba të ndryshme, jorganë, çarçafë);
- 812 copë depilator të markës Brown, të falsifikuar;
Për këto mallra gjoba e vendosur ndaj subjektit Biz Al është 558.000 lekë të reja për mosdeklarim malli.
 
Në Portin e Vlorës është identifikuar gjithashtu një autobus i Agjencisë, Rex Tours Travel, me shofer me inicialet N. B, që vinte nga Italia në Shqipëri, i cili transportonte mallra kontrabandë. Pas kontrollit të ushtruar nga strukturat e Antikontrabandës janë gjetur si më poshtë:
- 48 kg kafe e pjekur e markës Gimoka;
- 28 thasë pleh kimik;
- 69.6 kg ilaç rrobash;
Subjekti të cilit i është sekuestruar kjo sasi e mallit kontrabandë është gjobitur me 113.325 lekë të reja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK