Aksion në lokalet e natës, disa të prangosu

Efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Tiranë, mbrëmjen e kaluar në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve, kanë ushtruar kontrolle në lokalet më të frekuentuara të qytetit si edhe  në rrugët kryesore dhe dytësore më lëvizshmërinë më të lartë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e akteve kriminale.
 
Si rezultat, u shoqëruan në ambjentet e Komisaritit të Policisë dhe filloi proçedimi penal ndaj K.T. 18 vjeç,B.T. 18 vjeç, D.Sh. 19 vjeç dhe L.Th. 20 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, klientë në një nga lokalet ku u ushtrua kontroll, në lagjen Nr.1 në Durrës, në tokë, në afërsi të tavolinës ku ishin ulur, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një qese celefoni me peshë rreth 6.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannnabis Sattiva.

Gjithashtu, filloi proçedimi penal edhe ndaj P.D. 45 vjeç, pasi në një lokal në lagjen Nr.4, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij,  i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një krëhër pistolete me 16 copë fishekë,  9 mm dhe një shumë parash prej 5 350 €.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)