Aksion në fundjavë për pastrimin e Parqeve Kombëtare

/ ATSH / -Ministria e Mjedisit dhe Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, organizuan në fundjavë dy aktivitete të rëndësishme, të cilat kishin për qëllim pastrimin e Zonave të Mbrojtura.
Aksioni nisi me pastrimin e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe më pas me Pastrimin e Parkut Kombëtar Qafshtamë.
Në bashkëpunim me Bashkinë Krujë dhe e e AdZM Durrës, u krye pastrimi i Parkut Kombëtar Qafshtamë nga mbeturinat urbane.
Në total u mbushën 210 thasë plastike me mbeturina dhe dy kamionçina.
Po kështu, u pastrua edhe Parku Kombëtar i Dajtit. Ishin rreth 110 nxënës të shkollës, të cilët pastruan një sipërfaqe të konsiderueshme të parkut. Pas mbarimit të sezonit veror është kthyer në traditë, që pastrimi i Parkut Kombëtar të Dajtit të kryhet nga nxënësit e shkollave të zonës dhe pas disa muajsh do të ndërmerret një tjetër aksion për pastrimin e Parkut të Dajtit.
"Ne si AKZM synojmë që pastrimi i zonave të mbrojtura të bëhet nga komuniteti dhe nxënësit e shkollave, duke futur një koncept të ri, atë të vullnetarizimit", tha Kasëm Uzuni, specialist i monitorimit, pranë AKZM.
Nërkohë AKZM do të vazhdojë të pastrojë në bashkëpunim me komunitetin dhe institucionet e njësive vendore edhe Zonat e tjera të Mbrojtura në mbarë Shqipërinë

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion