TIRANE - OSHEE, në tri ditë ka zbuluar 2 654 lidhje të abonentëve debitorë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e shtetit kanë vijuar sërish punën në të gjithë vendin për të bërë të mundur evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit  kanë vepruar  95 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE, çdo ditë, të cilat kanë kontrolluar 4.245 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43  autorë.
 
Nga këta janë arrestuar në flagrancë  13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë janë  shpallur në kërkim 22 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.

2.654 lidhje të abonentve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme janë ndërprerë nga OSHEE dhe Policia e Shtetit.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)