TIRANË - Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ka inspektuar punën në terren për ndërprerjen e lidhjeve elektrike të jashtë ligjshme. Gjiknuri gjatë inspektimit në zonën e "Vasil Shantos" është shprehur se kjo reformë për stabilizimin e tregut energjetik ka rezultuar e suksesshme dhe se deri më tani janë reduktuar humbjet nga masa 55% që kanë qenë në masën 34% duke rritur arkëtimet me 50%.
 
“Ky operacion do të vazhdojë, nuk është thjesht një aksion i rastit, por do të jetë një qasje e vazhdueshme që do të ketë shteti ndaj të gjithë debitorëve të energjisë dhe ndaj të gjithë hajdutëve të saj. Të kemi çmime të qëndrueshme të energjisë elektrike, kyçi i suksesit është stabiliteti financiar i sektorit. Do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të paguajnë, mos të krijojnë më debi, që sektori të ecë me këmbët e veta. Shohim një fillim të formalizimit të sektorit, ka mbi 5 mijë kërkesa për kontrata të reja. Së fundi korporata ka blerë edhe sahatet e nevojshme, pra pajisjet matëse për të filluar instalimin tek njerëzit që u mungojnë ato.” – tha Gjiknuri.
 
Gjiknuri duke bërë një krahasim me një vit më parë tha se arkëtimet kanë kapur shifrën e 70 milion dollarëve më shumë. Ministri i energjisë nuk la pa përmendur edhe faktin se amnisti nuk do të ketë për të gjitha familjet dhe bizneset të cilat kanë pagesa të prapambetura , por që do të ndihmohen për të kryer pagesën duke ju krijuar mundësin e shtrirjes
  
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)