POGRADEC - Pas rreth 1 orë kërcënim me therjen e dy fëmijëve të saj të mitur, Dita Basholli, është bindur dhe ka lënë kërcënimet duke dalë nga banesa ku qëndronte e mbyllur në shenjë proteste të INUK për prishjen e banesës ku ajo jetonte.
Gruaja, nënë e dy fëmijëve u ngujua në një prej dhomave të ndërtimit 1 katësh dhe me thikë në dorë, kërcënoi se do të vrasë dy fëmijët e saj nëse INUK nis prishjen e banesës, e cilësuar si objekt pa leje nga ana e inspektorëve të INUK.
Pas një orë negociata, Basholli është bindur nga ana e inspektorëve, duke lënë kështu kërcënimin me thikë dhe duke dalë nga banesa.
Televizioni A1 Report ka siguruar edhe fotot e godinës 1 katëshe ku qëndroi e mbyllur nëna së bashku me dy fëmijët, godinë e cila është banesë dhe lokal.
(Në foto: Godina 1 katëshe ku qëndron e mbyllur nëna me dy fëmijët)Ndërkohë bashkëshorti i saj, Erjon Basholli i pyetur nga A1 Report u shpreh se familja e tij tashmë prej 3 vitesh jeton në këtë banesë, ndërsa nuk ka komentuar lidhur me pretendimin e INUK për ndërtimin e kësaj godine pa leje.
Ditën e sotme Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë një aksion në segmentin Lin-Pogradec, për prishjen e mbi 20 objekteve pa leje.
(Në foto: Godina 1 katëshe ku qëndron e mbyllur nëna me dy fëmijët)Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.6%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1142
Lajme të tjera
-
Tabaku interpelancë me Ibrahimin: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit! Dështoi të plotësonte premtimet e mbajtura
30 Mars, 11:07
-
GJKKO nuk pranon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës
30 Mars, 11:05
-
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë
30 Mars, 11:05
-
Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg nëse shpallet fajtor
30 Mars, 11:03
-
E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten! Të dy përfundojnë në spital
30 Mars, 10:59
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu?
30 Mars, 10:33
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak
30 Mars, 10:24
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë! Prefekti: Zgjat 2-3 ditë, s'do ngelë askush pa paguar
30 Mars, 10:07