VLORE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe sot në ditën e tretë aksionin për prishjen e objekteve në kuadër të zbatimit të projektit të zgjerimit të rrugës së Skelë-Uji i Ftohtë në qytetin e Vlorës.
Deri më tani mësohet se INUK ka prishur 9 objekte, ndërsa po punohet me mjete të rënda edhe të objekteve të tjera. Sipas INUK përmbyllja e këtij aksioni do të finalizohet me prishjen e 4 objekteve të tjera të mbetura, 2 njëkatëshe dhe 2 dykatëshe nga 13 gjithsej që do të prisheshin.
Kjo është dita e tretë që INUK vazhdon aksionin përgjatë zonës së Ujit të Ftohtë me qëllim lirimin e hapësirave në këtë zonë. Aksioni i INUK në qytetin e Vlorës ka ndeshur edhe protesta nga ana e banorëve të cilët janë ankuar se sipas tyre nuk janë shpronësuar akoma.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vlorë,aksioni i INUK në ditën e dytë Ndërhyrja për zgjerim rruge