Aksioni i policisë për paligjshmërinë, ja rezultatet

Policia ka vijuar në të gjithë vendin , aksionin për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike,  ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe  organizimin e lotarive të palejuara.

Konkretisht: Në për vjedhjen e energjisë elektrike gjatë kësaj jave kanë vepruar në terren 85 grupe të përbashkëta ku janë kryer 3.078 kontrolle në terren dhe janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Nga këta, 10 autorë  janë arrestuar në flagrancë, 11 autorë  janë shpallur në kërkim dhe 2  autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , janë evidentuar 24  raste të ndërtimeve pa leje ku janë evidentuar dhe proçeduar 24 autorë nga të cilët, 3 autorë janë arrestuar në flagrancë,  19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe  2 autorë janë shpallur në kërkim.

Ndërsa lidhur me parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , janë evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga  të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Lidhur me organizimin e lotarive të palejuar , janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate