Aksioni i rrugorëve, 135 persona
të arrestuar brenda 10 ditëve
Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash. Gjatë 10 ditëve të para, policia ka ndaluar 135 persona të cilët udhëtonin në gjendje të dehur apo që udhëtonin pa patentë.
TIRANË - Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash, si në drejtim të ashpërsimit dhe maksimalizimit të penaliteteve ndaj shkeljeve të kryera nga përdoruesit e rrugës, ashtu dhe në drejtim të menaxhimit më të mirë të shërbimeve të Policisë Rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 10 ditëve të para, policia ka ndaluar 135 persona të cilët udhëtonin në gjendje të dehur apo që udhëtonin pa patentë.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit informon qytetarët se do të forcohen masat ndëshkuese, ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, këtu duke përfshirë dhe këmbësorët për çdo shkelje në fushën e qarkullimi rrugor, nëpërmjet zbatimit të penaliteteve maksimale në përputhje të plotë me ligjin.
Fokusi i Kontrolleve dhe ndëshkimit do të jetë:Mos përdorimi i rripit të sigurimit;
Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit;
Mospërdorimi i kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motorrëve;
Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë.
Mospërdorimi i pajisjeve të veçanta, siç janë pajisjet fiksuese dhe sedilet e pasme.
Policia Rrugore ka përfunduar ristrukturimin e plotë të saj, sipas strukturës së re të miratuar nga Ministri i Brendshëm, për të qenë pranë qytetarëve dhe kontrolluar çdo hapësirë të rrjetit rrugor.
Prej 10 ditësh shërbimet e policisë kanë forcuar masat kundër shkelësve të ligjit në fushën e Qarkullimit Rrugor, duke arrestuar në flagrancë të gjithë drejtuesit e automjeteve që kapen pa leje drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit. Si rezultat i këtyre masave dhe kontrolleve të vazhdueshme të Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjatë këtyre ditëve janë arrestuar gjithësej 135 persona, nga të cilët:
27 persona - të arrestuar për drejtim mjeti nën gjendje të dehur.
108 persona - të arrestuar per drejtim mjeti pa patente.
Nga kategoria e fundit, 52 persona janë drejtues autoveturash dhe 56 drejtues motorash. Për të gjithë personat e arrestuar është përpiluar dokumentacioni përkatës, i cili i është dërguar organit të prokurorisë për veprime të metejshme procedurale.
Policia e Shtetit është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
(Në foto: Masat e marra nga Policia e Shtetit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20