Aksioni i SPAK në kampin e MEK, zv.ministri i Brendshëm: Prej 10 vitesh anëtarët kryenin veprime në shkelje të marrëveshjes me qeverinë

Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për aksionin e SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se këta të fundit ishin paralajmëruar vazhdimisht për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me qeverinë shqiptare.

Mahila tha se gjatë 10 viteve të fundit në vazhdimësi anëtarët e organizatës së MEK kanë kryer veprime të cilat binin ndesh me pikat e dakordësuar me qeverinë shqiptare.

“Gjatë gjithë këtyre 10 viteve ka pasur në vazhdimësi veprime nga këta anëtarë të kësaj organizate të cilat kanë ardhur në kundërshtim me angazhimet që kanë marrë në aktet e dakokrdësua me qeverinë shqiptare .Është rënë dakord që anëtarët e kësaj shoqate nuk kanë të drejtë të kryejnë vpeime politike dhe publike në vendin tonë. Është rënë dakord që ata të jenë transparentë për çështjet financiare dhe përdorimin e tyre në vendin tonë. Këto angazhime nuk janë zbatuar në mënyrë të përsëritur nga këta shtetas. Ka pasur kontakte të mëparshme, iu kemi bërë me dije se janë duke mos respektuar angazhimet që kanë marrë dhe rasti i sotëm ka të bëjë me një çështje tjetër ku kemi një vendim të gjykatës speciale dhe policia ka vepruar në zbatim të këtij urdhri. Reagimi i tyre nuk ka qenë në nivelin që pritej”- tha Mehila.

Ai theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e MEK kanë qenë të vazhdueshme ndërsa theksoi se mëngjesin e sotëm para nisjes së aksionit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku u takua me përfaqësuesit e MEK për t;i informuar mbi aksionin.

“Sot drejtori i policisë së shtetit para se të niste aksioni, e ka filluar me takimin që ka patur që në orën 08:00 të mëngjesit me drejtuesit e vendbanimit ku ata qëndrojnë. Kështu që komunikimet tona me ta kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka çaluar marrëdhënia”-theksoi zëvendës ministri i Brendshëm.

Sot policia ka zhvilluar një aksion në kampin e MEK në Manzë ku dyshohet se iranianët e strehuar po përgatiteshin për të kryer sulme kibernetike. Banorët e kampit reaguan në mënyrë të dhunshme kur policia kërkoi të sekuestronte pajisjet elektronike dhe dokumente të caktuara. Si pasojë e përplasjeve janë dëmtuar 15 policë dhe 21 banorë të kampit. Për aksionin foli edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili tha se anëtarët e MEK kanë përfituar nga kodi i mikpritjes së shqiptarëve duke shkelur marrëveshjen e firmosur me qeverinë shqiptare. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ADD: 22/06/2023 05:38

    Në bisht të avionit o miko. Avioni parë që ka destinacion Lindjen ngarkojini rifuxho...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi