Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nga 28 korriku deri më 03 gusht janë kryer 4111 kontrolle ku janë evidentuar 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 40 autorë të ndryshëm.
Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 17 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona.
Gjithashtu, sipas policisë, janë ndërprerë 1.291 lidhje të abonentëve debitorë si edhe janë kontrolluar 68 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(b.m/Shqiptarja.com)