Aksioni i koordinuar i Policisë së Shtetit dhe OSHEE, kundër vjedhjes së energjisë elektrike, ka vijuar dhe në ditën e sotme në rrethet e Sarandës dhe të Korçës. Në total, në këto dy zona, janë vënë në pranga 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër shkelës.
Në qytetin e Sarandës, strukturat e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dritan Kermezi, 32 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim Tefik Ismailin, 56 vjeç. Të dy personat në fjalë banojnë në qytetin e Sarandës dhe po ndiqen penalisht pasi është konstatuar se kanë vjedhur energji elektrike.
Ndërsa në Korçë, në fshatin Vashtimi, autoritetet kanë arestuar në flagrancë shtetasin Gj. Cenolli pasi dyshohet se, në lokalin që ka në pronësi, është vjedhur energji elektrike në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe M. Cenolli, pasi ky i fundit dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër penale, porn ë furrën e bukës që drejton.
/Shqiptarja.com