Aksioni kundër vjedhjes së energjisë
Gjiknuri: 9 mln $ arkëtime në 3 javë

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë<br />Gjiknuri: 9 mln $ arkëtime në 3 javë
TIRANE- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, duke folur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, i dha përgjigje edhe pyetjeve të deputetëve në lidhje me aksionin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria ndaj vjedhësve të energjisë. Gjiknuri sqaroi se nuk ka asnjë lloj abuzimi ndaj konsumatorëve që kanë sahate, por vetëm penalitete nëse s’kanë shlyer detyrime ose me keq s’kanë fare matës të energjisë.
 
Duke folur për operacionin ku është angazhuar edhe Policia e Shtetit, ministri Gjiknuri nënvizoi se vetëm në 3 javë, nga arkëtimet janë mbledhur 9 milionë dollarë, një shifër kjo rekord në krahasim me vitet e mëparshme.
 
“Synojmë ndërtimin e një tjetër linje deri në 2018 edhe me Maqedoninë. Synojmë liberalizimin e tregut, sepse janë disa basene që kanë mundësi konservimi të energjisë si: Skavica, etj. Janë 420 milionë dollar në sektorin e energjisë nga buxheti i këtij viti. Do investojmë edhe në rregullimin e sistemin e transmetimit, gati 25 milionë dollarë. Investimet do ndihmojnë në qendrën e dispecerimit. Rrjeti jonë do të përfshihet në gjithë rrjetin europian të energjisë. Për vjedhësit e energjisë nuk ka ndëshkime kolektive, por individuale. Ai që ka matë,s nuk faturohet afrofe. Vetëm nëse nuk e ka një gjë të tillë, po. I kemi dhënë të drejtë qytetarëve që të paguajnë me këste. Kemi ngritur njësi task-force për të luftuar vjedhjen e energjisë dhe abuzimet. TEC-i i Vlorës ka qenë një barrë e madhe financiare për qeverinë shqiptare. Ka defekte që s’janë mbyllur. Është një gropë që na e ka lënë qeveria e kaluar. Kam arritur të siguroj një pjesë të financimit për fizibilitetin. Edhe TAP do të financoje një pjesë për të lidhur TEC e Vlorës me gazin. TAP-i do të ndërtohet duke filluar nga viti që vjen. Arkëtimet nga energjia janë mbi 9 milionë dollarë në 3 javë”, u shpreh ministri Gjiknuri.
 
Gjiknuri më tej u ndal te disa projekte energjetike, si ndërtimi i një linje për t’u lidhur me Maqedoninë deri në 2018. Një tjetër hap pozitiv, ministri renditi edhe anëtarësimin e Shqipërisë në rrjetin europian të energjisë, apo edhe fillimi i ndërtimit të gazjellësit TAP duke filluar nga vitit që vjen.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)