TIRANË - Grupi kriminal i “Call Center-ave”, që akuzohet se mashtronte qytetarë evropianë me kriptomonedha nuk kishte vetëm një bazë në kullën luksoze në Tiranë, Atti Tower, por edhe në godinën tjetër të e famshme dhe shumë të shtrenjtë të kryeqytetit, “Downtown One”,

SPAK thotë se hetimet për aktivitetin mashtrues, që Report Tv mësoi se e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, nisën pasi nga emisioni investigativ italian “Le Iene” u dorëzuan materiale, mes të cilave pamje filmike.

Pikërisht nga këto pamje është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) e ndodhur në dy kate në kullën “Atti Tower”, përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Nga videot e filmuara nga gazetari italian i “Le Iene” që ishte i infiltruar si punonjës në këtë call center, pikërisht në zyrat e vendosura në katin e 9-të dhe të 13-të shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Menjëherë sapo pa pamjet dhe konfirmoi vendin, SPAK nisi punën hetimore. Por këto hetime sicc duket janë pikasur nga grupi kriminal. Sipas SPAK organizatorët kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ishin pikërisht vëzhguesit jashtë kullës “Atti Toëer” që sipas Prokurtorisë së Posaçme mbrëmjen e datës 15 Janar, pas përfundimit të punës, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Kur hetuesit e BKH-së kanë shkuar në kullën luksoze më 16 janar i kanë gjeture të boshatisura zyrat, pasi ishin larguar pajisjet dhe personelit. Pas këtij momenti BKH ka identifikuar mjetet që kanë larguar kompjuterat dhe pajisjet e tjera të Call Centerit. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, kryesisht transportues, që kishin lëvizur pajisjet nga “Atti Toëer” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Doëntoën One”. Me iniciativën e tyre hetuesit janë ngjitur menjëherë në katin e pestë të kësaj kulle, ku kanë gjetur një tjetër “Call Center”, në ndërtim e sipër.

 Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Toëer”.

Pasi kërkoi përforcime nga policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, që u kapën në flagrancë dhe më pas ndalimi i dy të tjerëve, që dyshohen si punonjës të call centerit dhe akuzohen për mashtrim kompjuterik.

Një ditë më pas, më 17 janar, janë lëshuar edhe urdhrat e ndalimit për tre vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, si organizatorë, që vijojnë të jenë në kërkim.

Janë ushtruar gjithsej kontrolle në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

SPAK thotë se po inventarizon të gjitha pajisjeve kompjuterike, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, teksa falënderon posaccërisht stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, puna e të cilëve zbuloi mashtruesit.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa italianëve të mashtruar. “Le Iene” mundi të infiltrojë një person, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat se jo vetëm shqiptarë, por edhe italianë janë përfshirë në krim, që jetojnë në Itali apo Shqipëri. Transaksionet e fituara nga aktiviteti kriminal kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga kokat e grupit.

lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Report Tv zbulon EMRAT e 6 prej 8 të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

1768740331_operacionispak.jpg

Kulla 'Downtown One' dhe kulla 'Atti Tower' ku kishin bazën grupi i Call Center-ave, Tiranë

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi janë 6 prej 8 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që u zhvillua në Tiranë për goditjen e Call Center-ave që mashtronin qytetarë italianë për investime në kriptovaluta të ndryshme.

Ora 14:14
Mashtrimet nëpërmjet Call Center-ave/ U kontrolluan 28 ambiente, SPAK sekuestron qindra kompjuterë, sisteme memorizimi, servera e dokumente! Pronarët lëviznin me 'Ferrari'

1768465195_spak.jpg

Agjentët e BKH-së nga kontrollet e ushtruara në 28 ambiente, janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

“Viktima” të mashtrimit nga këto call centera janë shtetas italianë. Gjithashtu rastet janë denoncuar nga një emision investigativ në Mediaset ndërsa tashmë SPAK po bashkëpunon me homologët italianë lidhur me hetimet.