Aksioni/ Policia e Tiranës ‘kreh’
kryeqytetin, pranga 12 personave

Aksioni/ Policia e Tiranës ‘kreh’<br />kryeqytetin, pranga 12 personave
TIRANE- Policia e Tiranës ka nisur “aksionin” për personat që kanë qenë në kërkim. Në këtë mënyrë, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 12 personave. Sipas burimeve të Policisë së Tiranës bëhet me dije se dy ditë më parë ka nisur zbatimi i planit të masave investiguese, operacionale e proçeduriale lidhur me identifikimin, lokalizimin, zbulimin, gjetjen dhe kapjen e personave në kërkim në kryeqytet.

Nga ana e Komisariateve të policisë në Tiranë janë bërë kontrolle dhe janë kapur disa shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme kriminale. Shërbimet policore kanë zhvilluar operacionin në rang Qarku ku kanë bërë të mundur arrestimin e 12 personave të shpallur në kërkim. Këta persona ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si: “Vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha” dhe “Krijim i firmave piramidale”, “Kanosjes”, “Armëmbajtje pa leje”, "Prishje e qetësisë publike", për "Vjedhje", për "Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt" dhe për “Dhunë në familje”.

Arrestimet
Uniformat blu të Tiranës, dy ditë më parë ka bërë të mundur gjetjen dhe vënien në pranga të 12 personave të cilët kanë qenë në kërkim. Në prangat e policisë kanë rënë: Përparim dhe pëllumb Xhaferri (dy djemtë e Rrapush Xhaferrit), të dënuar me 10 vjet burgim secili, për “Vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha” dhe “Krijim i firmave piramidale”; Fejzulla Gjoshi 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale të “Dhunë në familje”; Çlirim Xhemollari, për veprën penale "Ndërtim pa leje"; Ilir Vata dhe Armand Vokshi, për veprën penale të "Vjedhjes"; Alfred Rrapo, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni"; Ismail Muça, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”; Eduard Ndoci 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim sepse dyshohet se më datë 12 Maj të këtij viti, në rrugën “Ram Sadria”, në bashkpunim me shtetasin Alfred Ndoci kanë kryer kanosje me armë zjarri; Fatjon Baraku 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të "Vjedhjes"; Besnik Coka 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 30 ditë burg për veprën penale "Drejtim automjeti në menyrë të parregullt".

Policia operacion blic për Gjutën
Policia e kryeqytetit kreu një kontroll në “Vilën Gjuta” në pronësi të Vladimir Gjutës, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti, kur u identifikua si një nga personat e dyshuar për vendosjen e bombave me celular në Tiranë, në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kontrollet u kryen edhe në një lokal në Rrugën e Elbasanit, ku mendohej se mund të fshihej Gjuta, si dhe në banesat e disa të njohurve të tij. Pas kontrollit të kryer në ambientet e barit dhe të vilës si dhe të një salle lojërash fati, i kërkuari Vladimir Gjuta, nuk është gjetur aty.

Kapet e lihet i lirë ish-kreu i Tatimeve
Ish-kreu i Tatimeve për të cilin gjykata vendosi pafajësi më 5 Maj të këtij viti dhe pse prokuroria e akuzoi për vjedhjen e 6 milionë eurove duke shpërdoruar detyrën, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës mbrëmjen e të mërkurës, pasi nuk ishte hequr nga sistemi i të kërkuarve. Ismail Muça është shoqëruar në komisariat për disa orë, ndërsa mëngjesin e djeshëm u la i lirë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja