KRUJË- Pesë ditë më parë në Kodër Thumanë janë dëmtuar pas shpërthimit me eksploziv dy këmbët mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë, vepër penale që me ndryshimet në Kodin Penal, konsiderohet akt terrorist.
Pas njoftimit nga OSHEE, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka shoqëruar 5 persona, që janë banorë të zonës në Kodër Thumanë.
Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.
Sipas policisë, dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur në datë 13.05.2017 rreth orës 02:00 të mesnatës.
Efektivët e Policisë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime: disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv, rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur dhe mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.
Sulmet ndaj shtyllave të tensionit të lartë rikthehen, pasi në 2016 në fshatin Lusën të Kukësit u hodh në erë me eksploziv një tjetër shtyllë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com