'Veprime çnjerëzore, trajtim mizor dhe tortura'/ Aktakuza e plotë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit! Operacionet për të cilat akuzohen nga 1998-1999 (VIDEO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe  deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi dhe ish krye parlamentarit Jakup Krasniqi gjenden tashmë në Hagë dhe zyra e prokurorisë së dhomave të specializuara ka bërë publike aktakuzën.  Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në aktakuzën e ngritur pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të UÇK Kanë kryer krime të shumta ndaj kundërshtarëve.

 “Ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

( Kliko Këtu ) Aktakuza me 71 faqe për liderët e UÇK-së/ DOKUMENTI I PLOTË në shqip

Kundërshtarë  e tyre ishin ose perceptoheshin të gjithë personat të cilët sipas tyre ishin bashkëpunëtorë me ish-republikën e Jugosllavisë dhe kundërshtarët e tyre politikë, përfshirë personat e lidhur me Lidhjen demokratike të Kosovës, persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera.

Sipas aktakuzës pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin të vetëdijshëm se veprimet e tyre ishin të gabuara dhe e dinin se do të ndëshkoheshin megjithatë zgjodhën të ndërmarrin një veprim të tille sepse “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Sipas aktakuzës së Dhomave të Specializuara, pjesëtarë të tjerë të cilët janë përfshirë dhe kanë ndihmuar në realizimin e krimeve janë  “Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmes deklaratave dhe veprimeve publike në terren, përfshirë kërcënimin, poshtërimin vrasjen e kundërshtarëve politik u përpoqën të pozicionoheshin si zëri i vetëm i ligjshëm dhe përfaqësues i Kosovës.

Në aktakuzë theksohet se të akuzuarit morën pjesë në "kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve".

Në aktakuzë , theksohen disa nga operacionet ku të akuzuarit pretendohet se kanë kryer krime të shumta.

 “Në korrik të vitit 1998, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec ishin marrë peng civilë serbë dhe në këto operacione ishin të përfshirë gjenelarë të Lartë si Thaçi, Veseli e Selimi. Disa të ndaluar më pas u dërguan në një ish-stacion policor në Malishevë, ku Krasniqi ka qenë në vendin e ngjarjes dhe në një rast ka vizituar një dhomë ku po mbaheshin të ndaluarit.

Aktakuza pretendon se më 1999, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “ishin të përshirë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit apo dhe lirimit të të ndaluarve, që mbaheshin në një qendër ndalimi afër Kleçkës”.

Në aktakuzë theksohet se të gjitha krimet janë kryer në  disa qendra të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, gjithashtu edhe në disa qytete në Veriun e Shqipërisë në Kukës dhe Hasit .

“Disa persona u transferuan edhe në një nga vendet e ku mbaheshin kundërshtarët mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Ata ruheshin me roje në zona të mbyllura . Ndaj tyre janë ushtruar veprime çnjerëzore, trajtim mizor dhe torturave. Këta persona u ndaluan pa bazë ligjore, nuk kishin idenë për arsyen e ndalimit të tyre.”

Midis nëntorit 1998 dhe qershorit 1999, u arrestua të paktën 20 persona ,  ata u mbajtën me sy të lidhur dhe nën roje të armatosura.  Në vitin 1999, shumë anëtarë të UÇK-së, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI, Jakup KRASNIQI dhe Fatmir LIMAJ ishin të përfshirë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit dhe lirimit të të paraburgosurve.

Përmes veprimeve ose mosveprimeve, thotë aktakuza, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi “së bashku me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kryen, ndihmuan ose nxitën pjesëmarrës të tjerë për krimet e paraqitura në këtë aktakuzë”.

Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arrest se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi 

Përveç ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marti.

*Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 08/11/2020 10:15

    Kush e pergatiti-sajoi aktakuzen e drejtuesve te UCK,çlirimtarve te Kosoves dhe shqiptarve te kesaj hapesire shqiptare.Kjo doli nga disa shqiptare e subjekte patiake, qe furnizuan Beogradin nga i mori "dhuartë"Dik Marti.Ket udheheqes te UCK-se, nuk jane kriminel,as vrastar e torturues te askujt,Jane çlirimtar,drejtues te UCK dhe bashkpunues-aleat te NATO-s.

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2020 23:56

    /SAIMIR/,do ju vije rradha dhe agresoreve,serbet,romet dhe kolaboracionistet do te dalin para gjyqit dhe do pegjigjen ligjerisht per c'ka kane bere,por perpara se te heqim halen ne syte e tyre,duhet te heqim trarin nga syri jone.Vetem keshtu behet drejtesia.

    Përgjigju
  • Saimir: 06/11/2020 17:27

    Viktima duhet te fajsohet kurse Agresori te rehabilitohet , kjo është Drejtsia Evropiane . Denohet Ushtria Çlirimtare qe beri Luftë Mbrojtse dhe Çlirimtare kurse rehabilitohet Serbia qe kreu Masskra dhe Gjenocid kundër Shqiotarve në Kosovë .

    Përgjigju
    • Saimir: 06/11/2020 20:14

      Iu kerkoj falje Opinionit për gabime drejtshkrimore , Pra Masskra - duhet te jet Masakra, kurse Shqiotarve duhet te jet Shqiptarve

  • Uçk: 06/11/2020 14:17

    Uçk-ja ka emrin Por trimat e vertete u perdoren dhe kane vdekur, Kto qe ngelen jane intriganta qe kane ba masaker ne kosove Trafik armesh e droge e vrasje. E din tan kosova ska shume nevoje me pyt. Realitetin , jo me fol me patriotizem te verber!

    Përgjigju
  • Bravo Haga: 06/11/2020 12:18

    Tani nxirni edhe nje demshpetblim te denje per prishje te imazhit ndaj familjeve Milloshevic,Arkan,Vucic & qindra familjeve serbe qe rane pre e agresionit kosovar

    Përgjigju
  • berti: 06/11/2020 11:56

    Akuza jane sajesa.Keto me mire ti kishin arrestuar per korrupsion,vjedhje galopante qe kane bere pasi erdhen ne pushtet.Akuzat per krime lufte jane perralla qe i sajoi Dick Martin

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 06/11/2020 11:43

    Akuza nuk perpilohet si ne kete shkrim qe eshte aq i dobet sa harxhova kohen kot. Po shqiptarja.com do klikime dhe para. Hajde pune byk i kalbur.

    Përgjigju
    • Xhibilet milet: 06/11/2020 20:40

      E ke gabim në ç'thua se gazeta ta ka nxjerrë me link mënjanë aktakuzën prej 71 faqesh dhe nëse s'je i kënaqur me ç'lexon hidhi një sy materialit origjinal.Vetëm të shani dini, tërë ky negativitet nga ju buron? Nga padija, se ndryshe do e kishe klikuar linkun dhe do e kishe lexuar

    • Arbëri: 06/11/2020 12:16

      E vertet!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!