Duke filluar nga e hëna e ardhshme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë të hënën (9 nëntor). Në njoftimin për paraqitjen përpara gjykatësve thuhet se Thaçi do të informohet për të drejtat e tij.
“Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Ndërsa ish-kryeparlamentari Kadri Veseli do të dalë ditën e martën (10 nëntor). Seanca e tij do të jetë publike. Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të mërkurën (11 nëntor) në orën 11:00.
Paraqitja e tij e parë do të mbahet në seancë publike. Gjatë seancës, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.
Ndërkohë nuk dihet ende data e seancës për Jakup Krasniqi i cili është një tjetër i arrestuar në rradhët e figurave të larta politike. Ditën e djeshme, Gjykata publikoi dhe aktakuzën për këta persona si të përfshirë në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Në aktakuzën e ngritur pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të UÇK Kanë kryer krime të shumta ndaj kundërshtarëve.
Komente








Kam shume frike se,"pafjesine" e popullit te kesaj hapersire shqiptare,por me "mish dhije"te futur ne te,qe kekron kete mallkim, mund ta pesoje edhe popuklli i pafajeshem, mallkimin e historise te rende sa tunxhi.Ky mallkim i panatyrshem, vije "meritor",sepse ai popull dhe ajo toke, me shpifjet e "mishit te eger",ndeshkon dhe denon çlirimtaret, nga ky mallkim nuk mund te shpetoje.Ajme sa keq e sa zor!
Përgjigju