Breshëri molotovësh, fishekzjarrësh e dhunë, asgjë më shumë nuk ishte protesta e ditës së djeshme e organizuar nga Partia Demokratike. Pamjet janë të paprecedenta, të mitur e të rinj të maskuar, me çanta të mbushura me molotov që i shkonin pas Berishës, dhunë drejt efektivëve të policisë dhe godinave të shtetit, e më e rënda, zjarr tek xhamia e Namazgjasë teksa brenda besimtarët falnin namazin.
Siç shihet dhe nga video, e publikuar në faqen e ministres së Brendshme Albana Koçiu, militantët e Berishës sillen si mercenarë, të drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike, lëshojnë molotovë e hedhin mjete piroteknike në drejtim të kordonëve të policisë.
Ashtu si dhe në protestat e tjera, demokratët rekrutojnë të mitur për t’i nxjerrë në vijën e parë. Për të ruajtur sa më shumë identitetin, ‘grupi i zjarrit’ ishte i maskuar mirë, kësaj radhe u kishin dhënë dhe çadra për të fshehur fytyrat dhe pse nuk kishte asnjë pikë shi. Vetë Berisha i quajti mbështetësit e tij ‘kryengritës të armatosur’.
Për shkak se policia nuk kishte aprovuar zhvillimin e kësaj proteste dhe se përgjegjësia rëndonte e gjitha mbi organizatorët e PD-së, kësaj radhe deputetët zgjodhën të luanin rolin e inspektorit dhe të mos përballeshin drejtpërdrejt me policinë. Por përsëri Flamur Noka, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi e të tjerë, nuk mund të mos bënin atë që dinë të bëjnë më mirë, të përfshihen në sherre të dhunshme.
Në mbyllje të protestës, ata u konfliktuan me disa civilë të pretenduar e më pas me efektivët, me pretendimin se po terrorizojnë qytetarët.
Komente













/ANGJEL/,mos u trego naiv! Pa Berishen aktiv e agresiv,pa Berishen ne liri,Edi Rama nuk qendron dot as nje jave ne pushtet.Berisha eshte ai qe po e mban gjalle dhe ti kerkon qe te beje dicka per kete vend?!
Përgjigjupo si ka mundesi ca vendi ca ligjesh ka qe denojn njerez kot fare dhe ka 35 vjet qe mban berishen aktiv pa kursyar asgje as njeriun as vendin qe po e shkaterron o edi rama per ca u zgjodhe more burre a ke pike morali qe nuk beni asgje per kete vend.
Përgjigju