Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit, kjo ishte panorama e mbrëmshme në Tiranë.

Pas protestës së dhushme dhe akteve vandale, punonjësit e Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë pastruar qytetin, ndërsa në Sheshin Skënderbej kanë hequr gurët që protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë.

Edhe në selinë e Partisë Socialiste, ka nisur puna për riparimin e xhamave të thyer me gurë nga protestuesit e maskuar. Ndërkohë në komisariatin nr.3 ajo që ka mbetur pas molotovëve të hedhur nga protestuesit janë xhama të thyer dhe shkatërrime në ambientet e brendshme.

Nga sulmi mbetën të dëmtuar 10 efektivë policie, të cilët u dërguan  menjëherë për ndihmë mjekësore.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?