Akti i parë Arsenal-Bayern/ Arteta: E admiroj Tuchel! Kane? Nuk është vetëm ai rreziku

Akti i parë Arsenal-Bayern/ Arteta: E admiroj Tuchel! Kane? Nuk është vetëm ai rreziku

Mikel Arteta

Tekniku i Arsenal, Mikel Arteta ka folur në prag të sfidës ndaj Bayern Munchen e vlefshme për fazën 1/8 të Uefa Champions League. Nesër mbrëma, Arsenal dhe Bayern do të ndeshen në aktin e parë çerekfinal. Arteta foli me nota të larta vlerësimi për trajnerin kundërshtar Thomas Tuchel.

‘Po e shijojmë vërtet momentin, jemi aty ku do të donim të ishim si në kampionat dhe Champions League. Përpara nesh kemi një nga klubet me më shumë trofe në Europë, mezi pres të kapërcejmë këtë lloj pengese. Unë jam një admirues i madh i Tuchel, për mënyrën e tij të lojës dhe si u transmeton skuadrave konceptin e tij për lojën. Kam mësuar shumë prej tij. Jemi përgatitur dhe duhet të luajmë lojën tonë, nëse ia dalim kemi një shans për ta fituar.'

Sakaq, tekniku i topçinjve dha edhe një koment për sulmuesin e Bayern, Harry Kane, i cili ka qenë një rival i Arsenal dhe Artetas me fanellën e Tottenham.

‘Nuk është vetëm ai, janë edhe 10 individualitete të tjera që Bayern ka. Ne i dimë cilësitë e të gjithë këtyre lojtarëve, në veçanti të Kane. Rreziku më i madh është Kane, ne do të përpiqemi ta parandalojmë. Shikoni shifrat që ka pasur 10 vitet e fundit, e pabesueshme!', shtoi Arteta.

Arsenal do të pres nesër në Emirates Bayernin, ndërkohë që paralelisht luhet në Madrid sfida tjetër çerekfinale mes Realit dhe Manchester City.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!

Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!