
Me rishikimin e fundit që pësoi buxheti i shtetit është rishikuar në ulje edhe stoku i borxhit publik. Në fund të 2025-ës borxhi publik parashikohet të arrijë në 14 miliardë e 255 milionë euro, nga 14 miliardë euro e 632 milionë euro që ishte parashikimi fillestar për këtë vit.
"Borxhi publik në fund të vitit 2024 shënoi nivelin 54.2% të PBB-së, duke u ulur me rreth 3.4% krahasuar me fundin e vitit 2023. Ky nivel, i cili është konsiderueshëm më i ulët edhe krahasuar me periudhën para Pandemisë (65.0% e PBB-së në vitin 2019), shënon njëkohësisht edhe nivelin më të ulët të regjistruar që prej vitit 2010 (57.7% të PBB-së", thuhet në relacion.
Një nga faktorët kryesor thotë ministria e financave që ka ndikuar pozitivisht në reduktimin e borxhit është kursi i këmbimit që po ju kursen para. Kjo pasi borxhi i marrë në valutë është bërë më i lirë prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
"Kursimin prej 6.93mld lekë në shpenzimet për interesat e borxhit, përkatësisht 4.62mld lekë në interesat e jashtme dhe 2.31mld lekë në ato të brendshme, kryesisht si rezultat i rënies së normave të interesit në krahasim me supozimet në fazën e planifikimit të tyre dhe pjesërisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit", vijon relacioni.
Lajmi kryesor:
Rishikohet përsëri buxheti, 97 mln euro bonus pensionistëve për fundvit! Qeveria i jep 30 mln euro Albcontrol pas bllokimit të llogarive









