Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Jo vetëm pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, por edhe një pjesë e administratës do të marrë shpërblim për fundvit.

Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Ky shpërblim do t’u jepet vetëm punonjësve me paga të ulëta ku përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit etj, por ende nuk është bërë e ditur vlera e shpërblimit që do të marrin.

Përmes rishikimit janë bërë një sërë ndërhyrjesh në buxhet, ku qeveria ka vendosur të japë 2 miliardë lekë në formë huaje për Albcontrol për mbështetje buxhetore, që aktualisht i ka fondet e bllokuara prej cështjes “Beccheti”.

Këtë fundvit pensionistët marrin bonus nga 100 dhe 150 euro, me një fond në total 9.8 miliardë lekë. Por në rishikimin e buxhetit, është parashikuar 6.3 mld lekë si llogari e veçante pranë Bankës së Shqipërisë për bonusin e dytë që pensionistët do të marrin pranverën  e vitit 2025 për pensionistët.

Në rishikimin e buxhetit, qeveria ka shtuar afro 1.6 miliardë lekë për pushtetin vendor për të shlyer detyrimet e prapambetura si dhe 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) do marrin fonde për "rivitalizimin e tregjeve tradicionale".

Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë. E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë.

Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti. Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë, dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë.

Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.

BUXHETI I INSTITUCIONEVE
Ishte            430,992,489 lekë
Bëhet          418,983,134 lekë
Shkurtimi    -12,009,355 lekë
BUXHETI PËR TRANSPORTIN RRUGOR
Ishte              29,333,544 mijë lekë
Bëhet            42,203,882 mijë lekë
Rritja          +12,870,338 mijë lekë
BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË 
Ishte           13,930,500 mijë lekë
Bëhet          13,477,209 mijë lekë
Ulja               -453,291 mijë lekë

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 21/12/2024 19:29

    Po te gjthe punojne e lodhen gjithe vitin Pse mos te marrin rrogen e 13 qe e ka cdo vend i bote Po ne kemi shtetar plera hajdute qe 35 vjet Zero respekt dhe voten merrni kte timin

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 21/12/2024 19:15

    ALBCONTROL-it qeveria po i jep 2 miliarde Leke kredi per te mbyllur vitin 2024 pasi kesaj Kompanie Shteterore iu sekuestruan 110 milione Euro nga permbaruesi belg per shkak te 'Ceshtjes se TV Agon me pronar Francesco Becchetti'. Francesco Becchetti ne vitin 2015 e deri sot akuzohet nga Kryministri Edi Rama dhe Qeveria si "pastrues i parave te mafies romane te plehrave". ----- Ne 07 prill 2021 Kryeministri Edi Rama tha: "Unë nuk mund t’i them si e qysh, unë mund t’i them vetëm kaq, që ai marifetçiu (Francesco Becchetti), bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëve dhe nga Shqipëria, sepse lufta kundër atij marifetçiu të paskrupullt vazhdon”. ----- Marifetciu nuk kishte gjetur e ndoshta nuk ka gjetur akoma nje 'lavatrice' perfekte per pastrimin e parave te mafies romane nepermjet vendimeve te Gjykates Nderkombetare dhe permbaruesit belg qe ekzekuton kete vendim per 110 milione Euro. ----- Ate qe s'thuhet po e ha Populli Shqiptar, qe nga foshnjet ne barkun e nenes e ne gjirin e tyre e deri tek pensionistet. ----- Mjaft me "Dekllarata"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty