Akti pavarësisë: Zbulohen fakte
të reja për dokumentin origjinal
Për herë të parë vjen imazhi / fotografia e dokumentit të Pavarësisë, ashtu sic nuk është parë ndonjëherë kurrë më parë, si në ditën kur Ai shkruhej atë nëntor 1912, me të vecantën se në trup ka "plagë" të shumta, po që asesi nuk ia ulin vlerën historike.
ZBULESA E RE E DOKUMENTIT TË PAVARËSIMIT KOMBËTAR, NË DY PRURJE TË REJA BURIMORE DHE KRITIKA HISTORIKE(Imazhi i origjinalit të dokumentit të 28 Nëntorit 1912) 1.E pabesueshme, ama e vërtetë e pamëshirë! E pabesueshme, por e vërtetë e pamëshirë! Në orën 5:15 të mbrëmjes së 28 nëntorit 1912, Ismail Qemali, kryetari i Kuvendit të Pavarësisë në Vlorë, pa mbaruar togfjalëshin e tij “…
Shqipëria e lirë dhe e mosvarme” në sallonin e madh të shtëpisë së madhe të Vlorajve flakëroi Flamuri i Pavarësisë dhe po njëheras nga katër delegatë të korit kishtar shqiptar të Kolonisë shqiptare të Rumanisë, të shoqëruar dhe nga kuvendarët e Pavarësimit, ushtoi kënga patriotike “Betimi mbi Flamur”, shkruar e muzikuar nga kuvendari Murat Toptani, edhe atë çast e atë çast do të thotë atë çast të madhnueshëm mori jetë trisimboli tri herë i shenjtë: Vendimi i shpalljes së pavarësimit të Shqipërisë, rilindi Flamuri kombëtar nga hiri i vet me atë simbolikën e lashtë sa Zeusi, amá lindi edhe Hymni Kombëtar, që i këndonte Flamurit- kësisoj e padëgjuar kund tjetër më parë e më pas.
Të tjera të vërteta pabesueshme, por të vërteta të pamëshirë! E ndërsa në popuj e kombe të botës së qytetëruar ose jo simbolet historike janë të shënjta e të Kremte të mëdha, Trisimboli ynë i shënjtë u la e mbeti në vuajtje, si ato të Ferrit dantesk. Flamuri, që Ismail Qemali vetë ideoi dhe e ngriti me duart e veta dhe që atë çast e “pagëzoi” me ca fjalë aq të mençura bashkë me të puthurën mallëngjyese të tij, Ai edhe sot përvuan persekutim të egër. Hymni kombëtar, është i vetmi simbol që ka fituar lirinë, si në origjinë të tij.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18