Aktivistët paralajmërojnë protesta të dhunshme në Hong Kong

Aktivistët paralajmërojnë protesta të dhunshme në Hong Kong

Grupet e demonstruesve po hartojnë në fshehtësi një plan për të ndaluar qeverinë  të miratojë një ligj që lejon ekstradimet, duke përfshirë Kinën kontinentale.

Të dielën, qindra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë paqësore, por një numër i vogël shpërtheu në dhunë.

Midis tyre ishin studentë, të cilët ranë dakord të flisnin në mënyrë anonime.

Ata po planifikojnë lëvizjen e tyre të ardhshme përpara një leximi të dytë të projekt-ligjit të mërkurën.

"Protesta jonë do të jetë më e dhunshme derisa qeveria t'i përgjigjet kërkesave të popullit të Hong Kongut", tha Ivan, njëri prej studentëve.

"Ne nuk duam të lëndojmë askënd, por nëse policia bën veprime të dhunshme ndaj nesh, ne nuk mund të presim që ata të na godasin. Ne duhet të luftojmë për të mbrojtur veten", u shpreh Ivan.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda