Anëtarët e grupit për klimën Gjenerata e Fundit, e kanë bllokuar trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën, duke nisur një valë të re të protestave me thirrjet për dhënie fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara.
Në mëngjesin e së hënës, trafiku është penguar në 21 lokacione të ndryshme. Edhe linjat e autobusëve janë prekur nga protestat.
Gjenerata e Fundit ka thënë se protestën e ka nisur në 23 lokacione në kryeqytetin gjerman, përfshirë daljet nga autostrada dhe rrugët që të çojnë në Berlin.
Në disa zona, aktivistët janë ngjitur për asfalti, ka thënë policia, një veprim që e ka kryer grupi edhe në të kaluarën.
Policia ka thënë se disa kanë përdorur ngjitës shumë të fortë, duke e vështirësuar largimin e tyre nga zona. Qyteti i Berlinit i ka angazhuar 500 zyrtarë policorë për t’u marrë me bllokadat.
Gjenerata e Fundit, e cila i ka organizuar protestat për klimën prej vitit 2022, ka bërë të ditur më 8 shtator se do ta nisë valën e re të protestave – pa datë të mbarimit.
Kërkesat e grupit janë që t’i jepet fund përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara deri më 2030. Aktualisht, Qeveria në Berlin planifikon që ekonominë gjermane ta bëjë neutrale ndaj klimës deri më 2045.
Të dielën, anëtarët e grupit kanë gjuajtur me ngjyrë portokalli drejt Portës ikonë të Berlinit Brandenburg, duke nxitur kritika të ashpra. Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe gjashtë prej tyre janë ende në mbajtje./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kumbaro në Samitin Ministror në Berlin: Shqipëria ëndërron fort për turizmin, politika është fuqia që i kthen ëndrrat në realitet
6 Mars, 12:41
-
Gjermania drejt mobilizimit, diskutohet rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak!
5 Mars, 22:24
-
Fjala e PLOTË/ Rama në Panairin e Turizmit në Berlin: Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri
3 Mars, 20:54
-
Rama: Për gjysmë shekulli nuk kalonim dot në Perëndim, s'kërkojmë ndere por vetëm lojë të ndershme! Do i tregojmë botës se jemi ndryshe nga stigma e krijuar për ne
3 Mars, 19:24
-
Nga Greqia në Gjermani, kryeministri Rama: Në Berlin për Panairin më të madh në botë të Turizmit, Shqipëria e zgjedhura e nderit! Kush e mendonte...? (VIDEO)
2 Mars, 20:35
-
Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re
23 Shkurt, 17:53
-
Sulm me thikë në memorialin e Holokaustit në Berlin, plagoset rëndë një person! Arrestohet autori
21 Shkurt, 21:11
-
Protesta masive në Gjermani/ 250 mijë qytetarë protestojnë kundër bashkëpunimit të CDU/CSU me të djathtën ekstreme (VIDEO)
2 Shkurt, 20:12
-
Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur
3 Janar, 08:38
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor 2024, 21:39
-
Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
1 Nëntor 2024, 09:04
-
Kaos a bashkëpunim? Dilema e Ballkanit Perëndimor
20 Tetor 2024, 17:22