TIRANË-Përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Mbetjeve dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Kuvendit, ku protestuan kundër importit të mbetjeve.

Kjo protest e tyre vjen një ditë përpara seancës plenare në Kuvend. Ata kanë protestuar vazhdimisht kundër importit të mbjetjeve në vendin tonë.

Ambientalisti i njohur Sazan Guri i pranishëm në këtë protestë ju bëri thirrje deputetëve të votojnë dekretin e presidentit Nishani që i thotë ‘Jo’ importit të mbetjeve në vendin tonë, pasi sipas tij është një mendim i pastër që ka përfshirë mendimin e qytetarëve.

‘’Ne mblidhemi sepse e dimë se çfarë ndodh me këtë ligj. Ne do e gdhijmë që të zgjojmë të tjerët, të cilët me indiferentizmin e tyre nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë vend. Ne ju bëjnë thirrje që të votojnë dekretin e presidentit  i cili është shumë i pastër si mendim sepse është një dekret që përfshiu mendimin e qytetarëvë. Po nuk pyetën qytetarët, aq herë do vuani ju ligjetarët’’, u shpreh Sazani. 

Burime për Shqiptarja.com pranë Kuvendit bëjnë të ditur se dekreti i Presidentit për ligjin kundër "Importin e Mbetjeve" nuk është në rendin e ditës gjatë seancës së nesërme plenare.