Një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen në Tiranë, Edison Lika, u ka kërkuar qytetarëve gjatë tubimit të sotëm para Kryeministrisë, që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Lika tha se West është një këngëtar anti-semit, i bojkotuar sipas tij nga të gjitha shtetet e Europës.

“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye West. West është një anti-semit i hapur, që ka qenë qartas e nxjerrë nga Qeveria shqiptare. Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha mes të tjerash organizatori Edison Lika.


Lajmi kryesor:

Protesta te kryeministria/ Sulme për koncertin e Kanye West: Ta shijojnë patronazhistët! Aktivisti Arben Kola: Lutem t'i hamë hallvën Ramës për të 40-at!