Thirrjet kundër koncertit të Kanye West janë fjala kyçe për protestuesit para kryeministrisë ditën e sotme, duke iu bashkëngjitur atyre për largimin e Ramës.

“Hapin thesin dhe japin 4 mln euro për një njeri, ndërkohë që ka talente shqiptare dhe nuk i paguajnë. Belinda Balluku as shkollën e mesme nuk e ka. Jemi mbledhur për Edi Ramën, për ta shporrur këtë kriminel që Shqipërinë e ka kthyer në pronë private. Mblidhemi dhe t’i shporrim këta politikanë, opozita këtu e ka vendin, prandaj nuk guxoni t’i dilni përballë!”, tha një protestues.


Lajmi kryesor:

Protestuesit kundërshtojnë koncertin e Kanye West: Bojkotojeni! Organizatori Kola: Lutem t'i hamë hallvën Ramës për të 40-at! Marshimi më i shkurtër në 39 ditë