Aktivitet për nxitjen e punësimit të
personave me aftësi të kufizuara

Aktivitet për nxitjen e punësimit të<br />personave me aftësi të kufizuara
Punësimi i personave me aftësi të kufizuara, në një kohë që ligji detyron kompanitë të punësojnë në 25 punonjës njëri të jetë i komunitetit PAK, ka mbledhur së bashku Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe drejtues të kompanive të ndryshme dhe punëkërkues nga kjo kategori. Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nënvizoi mangësitë e mëdha në aksesueshmërinë e ambienteve për personat PAK, duke tërhequr vëmendjen edhe të institucioneve shtetërore për mungesën e infrastrukturës.
 
“Po të shikosh shifrat, po të shikosh veprimet situata ka ndryshuar shumë. Ministria e Mirëqenies Sociale në kuadër edhe të politikave që ka për nxitjen e punësimit në përgjithësi një nga programet e veçanta e ka për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe po ashtu pjesë e këtij programi janë edhe pagesat apo ndihmesat që u jepen këtyre bizneseve për të krijuar aksesueshmëri e cila është një nga problemet më të mëdha dhe kjo jo vetëm në ndërmarrje apo biznese”, tha Klosi.
 
Nga rezultatet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, sipas ministrit Klosi ka një dyfishim të numrit.
  
Ministri Klosi deklaroi se ajo që po bëhet me kryetarët e bashkive, për nënshkrimin e Paktit Social për ngritjen e shërbimeve në çdo territor, do të bëhet edhe me bizneset private për të ndërmjetësuar dhe nxitur rritjen e punësimit të personave me aftësi ndryshe. Ku kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi ofroi vende të lira pune në fushën e kontabilitetit për persona me aftësi të kufizuar. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla