Aktivitetet për 1 Qershorin, kaos në Tiranë, policia: U informuam me vonesë për bllokimin e rrugëve

Organizimi i aktiviteteve për festën e 1 Qershorit, ka sjellë kaos në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit është bllokuar qarkullimi i makinave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që të lidhin me të. Kjo ka bërë që shoferët të mos jenë në dijeni të lëvizjes së mjeteve, duke ngelur me orë të tëra në trafik.

Automjetet thuajse nuk lëviznin nga vendi, pavarësisht se ora shënonte 10:00 e paradites dhe qytetarët duhet të shkonin në punë. Trafiku është bllokuar për disa orë në rrugët e ish-Bllokut, pranë TVSH-së, Rruga e Elbasanit, të dyja krahët e Unazës, por edhe akse të tjera.

Në lidhje me bllokimin e rrugëve, Bashkia e Tiranës njoftoi në orët e mesnatës se si do të bëhej lëvizja e automjeteve. Siç duket nga kjo faksimile njoftimi për bllokimin e rrugëve ka ardhur në orën 23:31 minuta të së enjetes, duke bërë që qytetarët të mos informohen siç duhet.

Për më tepër organizatorët e aktiviteteve nuk janë koordinuar me Policinë Rrugore. Report TV pyeti pranë Policisë Rrugore, ku drejtues të saj thanë se janë informuar vetëm mëngjesin e së premtes për të gjitha rrugët që ishin bllokuar nga ana e institucioneve vendore. Zyrtarisht zyra e shtypit në Policinë e Tiranës tha se nuk kishte informacion për bllokimin e rrugëve.

Trafiku i rënduar ka ardhur edhe për shkak të bllokimit të rrugës nga kryqëzimi pranë ish stadiumit Qemal Stafa, deri te aksi që të nxjerrë në Sheshin “Nënë Tereza”. Kompania “Alb Star”, e cila po ndërton stadiumin kombëtar, e ka bllokuar këtë rrugë prej disa ditësh.

Për këtë arsye Report TV kontaktoi me zyrën e shtypit në Bashkinë Tiranë, e cila nuk pranoi të japë një përgjigje nëse kompania “Alb Star” ka marrë leje për bllokimin e rrugës nga rreth rrotullimi pranë TVSH deri tek Sheshi “Nënë Tereza”.

Aktivitetet për 1 qershorin kanë sjellë pengimin e zhvillimit të jetës normale në Tiranë, ndërkohë që këto aktivitet mund të zhvendoseshin në Sheshin “Skënderbej”, duke bërë që edhe rrugët të mos bllokoheshin.
Trafiku ne Tiranë pranë ish-Stadiumit Qemal Stafa


Njoftimi i bashkise per devijimin e qarkullimit ne oren 23:31 minuta mbremjen e djeshme

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari