Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Rubrika Ciceron

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Galeria FAB sjell një ekspozitë tribut dedikuar kujtimit të një prej personaliteteve më të njohur të pikturës bashkëkohore shqiptare, Besim Tulës. Ekspozita çelet më 16 janar në orën 19:00 me rastin e 75-vjetorit të lindjes së artistit dhe prezanton një përzgjedhje të veprave të tij, nën titullin “Të Ndjesh Pamjen”.

2. “Impromptu” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 16 dhe 17 janar në orën 19:00. Shfaqja me autor Tad Mosel vjen nën regjinë e Artemis Belulit.

3. “Mbi miqësinë” nga “Was Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda” vjen në teatrin “Metropol” mbrëmjen e 16 janarit deri më 19 janar në orën 19:00.  “Mbi Miqësinë” është një performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor që interpreton miqësinë si “një mënyrë jetese”. Performanca ndërthur koregrafinë intime, tekstet ngacmuese, dhe aktivitete me bazë ndërveprimin për të folur mbi tema si solidariteti, mirëbesimi dhe rezistenca.

4. “Tek Bunkeri” në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë vijon të mbahet edhe më 16 dhe 17 janar Java e Dokumentarëve. Ky projekt sjell dokumentarë të shkurtër, të cilët shfaqen çdo ditë në orën 18:30 dhe synon të ndërgjegjësojë dhe edukojë shoqërinë mbi padrejtësitë historike të periudhës së errët të diktaturës në vendin tonë, duke trajtuar dhe rastet e personave të zhdukur.

5.  “Ëndërr në papafingo” është komedia me regji dhe skenar të Leka Bungos, që do të shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan më 16, 17 dhe 18 janar në orën 18:00.

6. Një workshop mbi eliminimin e plastikës njëpërdorimshe nga festivalet dhe tubimet e mëdha në Shqipëri do të mbahet më 16 janar në orën 17:00 në qendrën “Dua” në Tiranë.

7. “Ëndërr apo e vërtetë?” është shfaqja për fëmijë, që do të vijë në Pallatin e Kulturës në Himarë më 16 janar në orën 10:00 nga teatri shëtitës “Çajupi”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion