1.MBRËMJE FILMASH DOKUMENTARË PËR CHRISTOPH SCHLINGENSIEF

Në qendrën e artit bashkëkohor “Zeta” në Tiranë, mbrëmjen e nesërme do të shfaqen dy dokumentarë me program nga Armando Lulaj.

“I dashur Christoph Schlingensief: Një Mbrëmje Filmi e Kuruar” reflekton mbi trashëgiminë vizionare të Christoph Schlingensief (1960–2010), një nga figurat më provokuese dhe me ndikim në artin dhe filmin bashkëkohor gjerman.

Në orën 18:00 do të shfaqet “100 Vjet Adolf Hitler. Orët e Fundit në Bunker” (1989), ndërsa në orën 19:00 do të shfaqet “Lamtumirë Gjermanisë” (2017) nga Kathrin Krotenthaler dhe Frieder Schlaich, një film dokumentar rreth fushatës legjendare zgjedhore të Schlingensief.

2. LEKSION I HAPUR PËR VEPRËN E ISMAIL KADARESË NGA CHAMPSEIX

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri mund të merrni pjesë nesër në orën 11:00 në një ligjëratë të hapur nga Jean-Paul Champseix në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi veprën e Ismail Kadare dhe dimensionet e saj në të ardhmen.

3. “KLANI I TË DIVORCUARAVE” VIJON UDHËTIMIN PËR PUBLIKUN

“Klani i të divorcuarave” do të vijojë të shfaqet sonte e deri më 9 prill në orën 20:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.

4. “CAVALLERIA RUSTICANA” E “GIANNI SCHICCHI” NË SKENËN E TKOB

“Cavalleria Rusticana” e “Gianni Schicchi” do të vijojnë të shfaqen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00.

5. “NDËRMJET SHPATËS DHE NËNSHKRIMIT” NGA KOSTA KOÇI TE “ZETA”

“Ndërmjet shpatës dhe nënshkrimit” është ekspozita nga Kosta Koçi, që do të çelet sot në Qendrën e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë.

6. “SOFT POWER” NGA GRUP ARTISTËSH NË HAPËSIRËN “MAG DESIGN”

Ekspozita “Soft power” (Fuqi e butë) nga Merita Selimi, Artan Peqini, Albes Fusha e Ardian Isufi me të ftuar special Fatmir Mizirin vijon të qëndrojë e çelur në hapësirën alternative të artit bashkëkohor “Mag Design” në Tiranë.