Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.KONCERTET E KRISHTLINDJES NË SHESHIN “SKËNDERBEJ” NË TIRANË

Dy koncerte për të festuar natën e Krishtlindjes do të vijnë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 24 dhjetor. Në orën 18:00 do të mbahet koncerti simfonik “Tinguj e fjalë”, ndërsa në orën 19:00, do të interpretojnë disa nga këngëtarët më të mirë në vend.

2. “METODA GRONHOLM”, SHFAQJA PREMIERË TE EKSPERIMENTALI

“Metoda Gronholm” është shfaqja me regji nga Viktor Zhusti e Dritan Boriçi, që do të vijë premierë absolute në skenën e Teatrit Eksperimental pranë ArTurbinës në Tiranë, mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

3. VIJOJNË SHFAQJET E BALETIT “ARRËTHYESI” NË SKENËN E TKOB-IT

Baleti “Arrëthyesi” vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, aty ku magjia e fundvitit merr jetë përmes notave të Tchaikovsky-t dhe botës plot ëndrra të Clarës. Ai do të vijë edhe sonte dhe nesër në orën 19:00.

4. “SHKODRA N’FESTË”, KONCERTE ME KËNGËTARË TË NJOHUR NË SHESH

“Shkodra n’festë” do të sjellë në sheshin e qytetit mbrëmjen e sotme koncert me këngëtarin Frederik Ndoci, ndërsa nesër koncert nga Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha.

5.“BETLEHEMI I GJALLË”,  ‘RINGJALLJA’ NË HAJMEL TË LEZHËS

Në Hajmel të Lezhës, sonte do të risillet e gjallë atmosferën e lindjes së Krishtit përmes veshjeve, skenave dhe punimeve artizanale të kohës, si dhe një foshnje të vërtetë në rolin e Jezusit.  

6. “LIGHTWAVES” NËN HIJEN E MANGALEMIT NË QYTETIN E BERATIT

Shfaqja që kthen dritën në art dhe lagjen muzeale të Beratit në skenë, vjen për të katërtin vit radhazi, duke mbajtur gjallë traditën e një spektakli që ndriçon festat e fundvitit. “Mangalem’s Shades” rikthehet më 24 dhe 25 dhjetor, këtë herë nën titullin “Lightwaves”.

7. KONCERT DHE MBRËMJE FESTIVE NË SHESHIN QENDROR TË DIVJAKËS

Mbrëmjen e nesërme në orën 18:00 mund të bëheni pjesë e festës, që do të mbahet në sheshin e qytetit të Divjakës,  së bashku me këngëtaren Valbona Halili.

8. SHPIRTI I KRISHTLINDJES PËRMES ‘RETROS’ NË QYTETIN E TIRANËS

Mjete retro që flasin histori, drita festive dhe një atmosferë ndryshe në qytet do të vijë nesër në sheshin “Bujar Lako” në Pedonalen e Tiranës gjatë “Retro Christmas”.