1. “TEFTA TASHKO KOÇO – KËNGA IME NDAJ NAT’HERË” NË VLORË
“Kënga ime ndaj nat’ herë”, një përkujtim artistik për këngëtaren lirike Tefta Tashko Koço do të vijë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë sot në orën 19:00. Në skenë do të interpretojnë sopranoja Renisa Laçka, tenori Denis Skura dhe pianistja Merita Rexha Tërshana, ndërsa Balina Bodinaku do të sjellë një podkast skenik.
2. “A JE ILIR MË 9 MAJ” NGA ILIR KASO NË DITËN E EVROPËS
“A je Ilir më 9 Maj” është ekspozita nga Ilir Kaso, sot në orën 19:00 në qendrën “Trekëndor” në Tiranë. Bëhet fjalë për një projekt performativ, që nis nga një fakt konkret: ditëlindja e artistit Ilir Kaso përkon me 9 Majin, Ditën e Evropës. Një datë personale dhe një datë institucionale bashkëjetojnë, duke krijuar një tension mes përvojës intime dhe simbolikës kolektive.
3. “MOTO FEST SHKODRA 2026”, MUZIKË ‘LIVE’ NGA EUGENT BUSHPEPA
Sot, më 9 maj në ora 21:00, zemra e Shkodrës do të rrahë në ritmin e motorëve, adrenalinës dhe muzikës live në “Moto Fest Shkodra 2026”. I ftuar special do të jetë këngëtari Gent Bushpepa.
4. SHFAQJA E BALETIT “CARMEN”/ VJEN NË SKENË ANBETA TOROMANI
Pasion, dramë dhe sensualitet në një nga historitë më të fuqishme të skenës botërore, vijnë në baletin “Carmen”, mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me muzikën e Georges Bizet dhe koreografinë e Amedeo Amodio, në skenë, në rolin e Carmen, pas dy shfaqjeve nën interpretimin e Anbeta Toromanit, në skenë do të ngjitet balerina Adela Muçollari.
5. “SKANDALI” RIVJEN NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL” NË TIRANË
“Skandali” është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00.
6. “NUK DËGJOJ, NUK FLAS, NUK SHIKOJ” TE TEATRI EKSPERIMENTAL
“Nuk dëgjoj, nuk flas, nuk shikoj” është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë edhe sot dhe nesër në orën 20:00.
7. “KLLOUNI”, SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR NË TEATRIN E KUKULLAVE
“Kllouni” është shfaqja e repertorit nga Cirku Kombëtar, që do të vijë sot, në 9 maj në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.
8. “TRE DERRKUCËT”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE
Teatri për fëmijë “Tre derrkucët” do të vijojë të shfaqet te Teatri i Kukullave nesër, më 10 maj, në oraret 10:30 dhe 11:30.
Komente











