Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.SHFAQJE KOREANE ME MUZIKË E ART MARCIAL NË TEATRIN “MIGJENI”
Një shfaqje tradicionale koreane me vallëzim e daulle, shfaqje të artit marcial korean taekëondo dhe muzikë nga kori i fëmijëve do të vijë nesër në orën 11:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
2.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.
3. FILMAT E JANARIT NË KINEMANË “MAKS VELO” NË LAPRAKË
Në kinema “Maks Velo” në Laprakë, këtë të martë mund në orën 17:00 mund të ndiqni filmin “The Goonies”.
4. FILMAT E JANARIT NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI” NË TIRANË
Pas mësimit apo në fundjavë mund të ndiqni filma në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë. Sot, në orën 14:00 do të shfaqet filmi “Si të trajnosh një Dragua”.
5. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”
Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të vitit.
6. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS
Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.
7. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS
Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.
8. “GRUFFALO”, SHFAQJA PËR FËMIJË VJEN SËRISH NË TKEKS
Shfaqja për fëmijë “Gruffalo” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës në Tiranë. Nesër, ajo do të shfaqet në oraret 9:30 dhe 10:30.
Komente












