Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.OPERA “L’ELISIR D’AMORE”, SHFAQJE NË UNIVERSITETIN E ARTEVE

Opera “L’Elisir d’amore” do të vijë në sallën e Universitetit të Arteve mbrëmjen e sotme në orën 20:00 nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të Universitetit të Arteve, në bashkëpunim me Teatrin e Operws dhe Baletit dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli.

2. “SIMFONIA 5 JO 9”, NJË KOMEDI ME OLTA DAKUN NË TIRANË

“Simfonia 5 jo 9” është komedia me Olta Dakun, që do të shfaqet te Teatri Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë, sonte, në orën 20:00.

3. “KLINIKA E BUKURISË”, SHFAQJE NË TEATRIN “BYLIS” NË FIER

“Klinika e bukurisë” është shfaqja me autor Eric Tessier dhe regji nga Andia Xhunga, që do të shfaqet në teatrin “Bylis” në Fier nga 26-28 maj në orën 19:00. Interpretojnë aktorë, si: Niada Saliasi, Amos Zaharia,  Julian Deda, Gentian Zenelaj etj.

4. “TIRANA GUITAR TRIO”, KONCERT TE QENDRA E ARTIT “AGIMI”

“Tirana Guitar Trio” është koncerti, që do të mbahet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë, nesër, më 26 maj në orën 19:00.

5. “GOMERËT E TROJEVE”, SHFAQJA E BEJKOS NË TEATRIN “MIGJENI”

“Gomerët e trojeve” është shfaqja teatrore me autor dhe regjisor Gent Bejkon, që do të vendoset në teatrin “Migjeni” në Shkodër në 26 e në 27 maj në orën 20:00.