Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. BALETI “LOLA” RIKTHEHET NË SKENËN E TKOB PAS 25 VITESH
“Lola”, një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen, rikthehet pas 25 vitesh në skenën e Teatrit kombëtar të Operës e baletit. Në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez shpaloset historia e Lolës, një vajzë e bukur, e fortë dhe e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës. Shfaqja do të vijë më sot, nesër dhe të dielën në orën 19:00.
2. “DREJTËSI NË NUREMBERG”, PREMIERË NË TEATRIN KOMBËTAR
“Drejtësi në Nuremberg” është shfaqja me regji nga Arben Kumbaro, që do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar sot, nesër dhe të dielën në orën 20:00. Interpretojnë aktorët Myzafer Zifla, Alfred Trebicka, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Viktor Zhusti, Elia Zaharia etj.
3. “SLEEPING WITH A TIGER”, FILMI PËR MARIA LASSNIG TE “ZETA"
Filmi “Sleeping With a tiger” për piktoren austriake Maria Lassnig do të shfaqet te “Zeta Contemporary Art Center” në Tiranë, sot në orën 18:00.
4. “GRATË PËRMES ARTIT” NË NJË EKSPOZITË TE “HARKU I TRIUMFIT”
Ekspozita “Gratë përmes artit” (Women through art) do të vijë te Galeria “Harku i Triumfit” në Tiranë sot në orën 18:00.
5. “FEMFEST ’26”: REZISTO NË TË KUQE, VIJON FESTIVALI NË TIRANË
Një festival që bashkon artin, poezinë dhe teatrin në një hapësirë reflektimi, force dhe solidariteti, “FemFest ’26” do të vijojë të mbahet në Tiranë deri më 8 mars. Motoja këtë vit është “Resist in Red - Rezisto në të Kuqe”.
6. EKSPOZITË NË DITËN E GRAVE NË QENDRËN E MV-SË NË TIRANË
Ekspozita “In Reverence of a Bengali Daughter” do të hapet te “Qendra e Informacionit kulturor e Maqedonisë së Veriut” në Tiranë, sot në orën 19:00 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.
7. “EKRANI I ARTIT” VJEN NË EDICIONIN E NËNTË TË QENDRA “TULLA”
Festivali “Ekrani i Artit” – Ekrani Off-Screen vjen në edicionin e tij të nëntë te “Tulla Culture” në Tiranë. Ai do të çelet sot në orën 19:00 dhe në sesionin e parë do të prezantojë një përzgjedhje filmash nga instituti austriak “Ars Electronica”.
8. KËNGËTARI GREK HARRY VARTHAKOURIS, SOT KONCERT NË TIRANË
Këngëtari grek Harry Varthakouris, djali i këngëtarit Yiannis Parios, vjen për herë të parë në një koncert live në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, sot në orën 19:30.
9. “ENERGJIA E CIRKUT”, SHFAQJE NESËR TE TEATRI I KUKULLAVE
“Energjia e Cirkut” është shfaqja nga Cirku Kombëtar, që do të vijë në Teatrin e Kukullave nesër në orën 17:00.
10. “SHSHSH…MBAJE SEKRET” NË TEATRIN E KUKULLAVE MË 7 DHE 8 MARS
“Shshsh…Mbaje sekret” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë nesër dhe më 8 mars, në oraret 10:30 dhe 11:30.
Komente












