Aktiviteti fizik ulë rrezikun e kancerit
të gjirit,pavarsisht peshës dhe moshës

Aktiviteti fizik ulë rrezikun e kancerit<br />të gjirit,pavarsisht peshës dhe moshës
BRITANI- Të bërit ushtrime fizike një orë në ditë redukton rrezikun e kancerit të gjirit, pavarësisht peshës dhe moshës që ka një grua. Femrat që bëjnë një orë ushtime fizike në ditë ulin rrezikun e sëmundjes me 11 për qind.
 
“Kanceri i gjirit, përfshirë edhe atë të nivelit të përparuar,  është në listën e sëmundjeve që mund të parandalohet nga aktiviteti fizik. Gjetjet duhet të inkurajojnë zhvillimin e hapësirave sportive si, pista për ecje, për kërcim, biçikleta vendosja e objekteve për ushtime fizike në vende të posaçme si dhe ndërmarrja e fushatave sensibilizuese për efektet pozitive të aktivitetit fizik që duhet të kryejnë femrat me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe jo vetëm”, ka thënë profesor Mathieu Boniol, drejtor i kërkimeve në Institutin Ndërkombëtar  i Kërkimeve në Lion të Francës.
 
"Kjo kryhet me kosto të ulët, është një strategji e thjeshtë për të zvogëluar rrezikun e një sëmundjeje e cila aktualisht ka një kosto shumë të lartë për kurimin. Është një lajm i mirë si për individët po ashtu edhe për politik bërësit”, ka vijuar ai.
 
 Studimi është përqendruar më shumë në aktivitete të forta fizike si, gjimnastika dhe sportet.
 
Studime të mëparshme sugjerojnë se edhe aktiviteti i moderuar si ecja apo vrapi i lehtë, kopshtaria, kërcimi, janë forma sporti që ulin rrezikun e kancerit të gjirit në krahasim me gratë që nuk bëjnë aktivitet fizik një orë në ditë.
 
Rezultatet janë publikuar në Konferencën Europiane të Kancerit të Gjiritë në Glasgow të Skocisë.
 
Hulumtuesit francezë kanë shqyrtuar 37 studime ku kanë marrë pjesë më shumë se 4 milionë gra.

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Kanceri i gjirit  është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri