Aktiviteti i Hipotekave në fokusin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Aktiviteti i Hipotekave në fokusin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Hipoteka

Luan Kuka
Artan Mirashi
Auditues të Lartë në KLSH


Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vlerësuar në vazhdimësi si prioritetet të rëndësishëm, informimin dhe transparencën me publikun, duke ndihmuar në zgjidhjen ligjore të problemeve të qytetarëve, kjo e reflektuar edhe në programet e auditimit të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), duke vendosur si pikë të veçantë, auditimin e zbatimit të procedurave për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Duke i konsideruar Zyrat e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si institucione me ndjeshmëri të lartë, lidhur me cilësinë dhe ofrimin në kohë të shërbimit ndaj qytetarit, si dhe transparencën në dhënien e informacionit, KLSH-ja ka audituar aktivitetin e tyre në kontekstin e zbatimit afateve dhe procedurave ligjore, për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Në auditimet e kryera janë konstatuar në vazhdimësi shkelje të procedurave dhe afateve, duke keqadministruar kërkesat e qytetarëve dhe tejkalimin e afateve në kryerjen e shërbimeve të kërkuara, duke i kthyer qytetarët, nën pretekstin “plotësim dokumentacioni”, por që në shumë raste këto kanë rezultuar sorollatje të padrejta, që kanë sjellë si pasojë mungesën e transparencës së punës ndaj publikut dhe mosfunksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm, lidhur me integritetin e punonjësve të ZVRPP-së. Në të gjitha ZVRPP-të e audituara, është konstatuar se nuk ka Rregullore të Brendshme të Funksionimit të Administratës që të përshtatet me kërkesat ligjore aktuale, për rrjedhojë nuk ka një përcaktim të kryerjes së detyrave, lidhur me ushtrimin e kompetencave dhe mbajtjes së përgjegjësive, nga çdo specialist deri tek regjistruesi si drejtues i institucionit.

Lidhur me praktikat e papërfunduara, që janë në proces, konstatohen vonesa në trajtimin përfundimtar të tyre, duke mos i bërë evidente afatet e zgjidhjes së tyre dhe nxjerrjen e përgjegjësisë së zgjatjes dhe shkeljes së afateve.

Në auditimet e kryera janë konstatuar probleme edhe me arkivat dixhitale, ku hidhen të dhëna dhe dokumente që krijojnë dosjet përkatëse të pronave, pasi Sistemi dixhital i instaluar nuk   krijon mundësi  që të hedhësh dokumente, në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kufizim, gjë e cila sjell pasiguri në ruajtjen e informacionit me të dhënat përkatëse për pronat, duke  shkelur parimin e sigurisë,si një nga parimet themelore mbi të cilat mbështet aktiviteti i ZVRPP-së.

KLSH ka audituar në mënyrë periodike dhe në vazhdimësi ZVRPP-të, lidhur me zbatimin e procedurave ligjore për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat kanë rezultuar me shkelje ligjore, si dhe janë konstatuar veprime abuzive, gjatë procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe kryerjes së transaksioneve me pronat.

Konstatimi i shkeljeve dhe veprimeve abuzive, kanë rezultuar në forma dhe lloj të ndryshme, që lidhen kryesisht me origjinën e dokumentacionit që ka shërbyer për fitimin e pronësisë, por duke e diferencuar si një nga fushat më problematike, mbetet regjistrimi i tokave bujqësore sipas Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP).

Në katër ZVRPP-të e audituara gjatë vitit të fundit, konkretisht: ZVRPP Lezhë, ZVRPP Korçë, ZVRPP Skrapar dhe ZVRPP Malësi e Madhe, janë konstatuar shkelje të shumta dhe janë zbuluar abuzime lidhur me pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme të përfituar me ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 “Për tokën”.

Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi(AMTP) të lëshuara nga Komisioni i ndarjes së tokës në fshat, të cilat kanë shërbyer si akte të fitimit të pronësisë, në shumë raste rezultojnë të parregullt me mungesë të elementeve dhe të korrigjuar, duke mos plotësuar kriteret për të shërbyer si Titull Pronësie. Në vazhdimësi janë konstatuar shkelje të procedurave ligjore lidhur me ndarjen e sasisë takuese të tokës për çdo familje bujqësore, duke abuzuar në këtë drejtim pasi në shumë raste, familjet bujqësore janë pajisur me disa akte pronësie duke përfituar tokë bujqësore më tepër se sasia takuese, gjithashtu janë zbuluar abuzime të shumta lidhur me ndryshimin e zërave kadastral të tokës, duke i kthyer si toka bujqësore, në shkelje të procedurave ligjore,   për ti ndarë më pas  me AMTP të lëshuara në kundërshtim me ligjin.

Shkeljet e konstatuara gjatë auditimit të ZVRPP Lezhë, ZVRPP Korçë, ZVRPP Skrapar dhe ZVRPP Malësi e Madhe, të shprehura në shifra, ka rezultuar që, ndryshimi  i zërave kadastral të tokës, duke i kthyer si toka bujqësore, ka sjell përfitim të padrejtë për poseduesit e AMTP-ve, duke tjetërsuar pronën shtetërore me sipërfaqe totale rreth 628 dynym, nga moszbatimi i kritereve ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, ka sjell përfitim të padrejtë për poseduesit e AMTP-ve, duke tjetërsuar pronën shtetërore me sipërfaqe totale rreth 550 dynym, gjithashtu nga regjistrimi pasurive sipas AMTP-ve, që nuk plotësojnë kriteret për të shërbyer si Titull Pronësie, ka sjell përfitim të padrejtë për sipërfaqen totale rreth 12 dynym.

Problematikat dhe parregullsitë e konstatuara janë të shumta dhe i kanë zanafillat që nga veprimet e kryera nga Komisionet e Ndarjes së Tokës, që në shumë raste kanë vepruar me mungesë të përgjegjshmërisë, duke kryer veprime abuzive me ndarjen e tokës, kjo kryesisht në zonat që kanë rëndësi në fushën ekonomike dhe në atë të turizmit, ndërsa  regjistrimi i pasurive që rrjedhin nga AMTP të parregullta,  ka ndodhur nga neglizhenca e punonjësve të ZVRPP-ve, në zbatimin me përpikëri të procedurave ligjore të regjistrimit të pasurive.

Përfitimi i padrejtë nga individë të caktuar i këtyre sipërfaqeve të mëdha toke, duke tjetërsuar nga pasuri shtet, kanë sjellë pasoja, duke ndikuar në rritjen e faturës financiare për kompensimin e ish pronarëve, pasi këto sipërfaqe toke mund të kalonin në fondin e kompensimit të ish pronarëve, duke ndikuar pozitivisht në zbutjen e kësaj fature.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimeve në institucionet e ZVRPP-ve, për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara, ka rekomanduar zbatimin e masave përkatëse për të bërë të mundur përmirësimin e gjendjes dhe minimizimin e parregullsive, ndërsa për rastet e konstatuara si abuzive dhe korruptive, janë përcjell në Institucionet kompetente.

Nisur nga problematikat që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore, që KLSH i ka bërë prezent në vazhdimësi, është e domosdoshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, për të mundësuar kthimin në pronësi të shtetit të sipërfaqeve të tokës, që janë përfituar padrejtësisht nga individë të ndryshëm, si dhe  marrja e masave për ti dhënë zgjidhje përfundimtare, lidhur me regjistrimin e tokave bujqësore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • thoma: 31/07/2018 17:10

    Shume mire . Me ne fund do gjejm drejtesi . Por une kam gati 8 vjet qe me kan ndryshuar pozicionin e tokes . Ku mund te ankohem . Nuk e kam gjetur te drejten deri tani .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat