Në ndryshim me sportet e tjera ajo quhet praktikë pasi kombinohen një sërë lëvizjesh të përshtatura me frymëmarrjen duke kryer aktivitet fizik por në të njëjtën kohë edhe duke gjetur qetësinë e brendshme shpirtërore.
Anilda Noçka, instruktore e Yoga-s, trajnuar në Baptiste Power Vinyasa Yoga Institute në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në A1 Report shpjegoj të gjitha efektet positive që marrim nga kjo lloj praktike.
“Yoga është një nga praktikat që të ndihmon në menaxhimin e stresit dhe të frymëmarrjes duke gjetur paqen e brendshme”, thotë Anilda. Po ashtu, instruktorja Anilda jep këshilla për të praktikuar këtë lloj praktike të re duke evidentuar efektet pozitive që Yoga ka në trupin tonë.
(Foto: Zhvillimi i një seance të Yoga)
Cfarë është Yoga dhe si praktikohet?
Yoga është një ndër praktikat më të vjetra që ekziston. Ajo është një praktikë që zhvillohet në tapet apo në një ambient jashtë. Janë një seri lëvizjesh të kordinuara me frymëmarrjen.
Jo vetëm ta njohësh trupin dhe t`a punosh atë në mënyrën më komode dhe më të mirë por në të njëjtën kohë, Yoga vlen edhe për të krijuar hapësirën që çdo njëri prej nesh ka nevojë. Kjo praktikohet për të gjetur qetësinë e brendshme shpirtërore por edhe për të njohur vetveten si nga ana fizike por edhe më thellë.
Cilat janë efektet pozitive në trupin tonë gjatë ushtrimit të Yoga-s?
Yoga është një praktikë që të ndjek jo vetëm kur je duke praktikuar por edhe në 24 orët e ditës në vazhdim. Kjo duket më pas që nga mënyra si komunikojmë, si flasim, veprojmë dhe si qëndrojmë gjatë gjithë ditës, jo vetëm në mënyrë figurative mbi fizikun dhe mbi të gjitha organet e trupit.
Është një nga praktikat që të ndihmon në menaxhimin e stresit dhe të frymëmarrjes. Kështu, ne arrijmë të gjejmë paqen e brendshme. Mënyra si jetojmë fillon ndryshon në mënyrë harmonike. E duke respektuar veten ne fillojmë të respektojmë dhe të tjerët.
Si është përqafuar kjo praktikë nga shqiptarët?
Yoga është një praktikë që e kryejmë për veten tonë jo për të tjerët. E njëjta figurë është e adoptuar sipas aftësive të atyre që e praktikojnë.
Është një praktikë që praktikohet nga çdo njeri, duke filluar që nga moshat 4- 5 vjeçare dhe deri në moshat që shumë prej nesh mendojnë që nuk mund të bëjnë një aktivitet fizik.
Në shqipëri ka shumë interes dhe kuriozitet.
Yoga ka shumë variante dhe praktika të tjera. Gjithsecili prej nesh qendet në atë praktikë që plotëson karakterin e vet.
Është një rritje e fleksibilitetit të trupit. Duke e njohur trupin arrijmë që të menaxhojmë dhe çdo lloj sporti që praktikojmë.
A ka një rëndësi periudha se kur duhet praktikuar yoga?
Po ka shumë lidhje. Në shumicën e rasteve janë periudhat e tranzicionit të stinëve ku ne ndihemi pak më të lodhur. Teknikat që intergrohen me praktikat normale të klasave janë ato që ne i quajmë praktikat e ditoksifikimit.
Kjo është mënyra e sekuencimit të frymëmarrjes që e lejojnë trupin të çlirohet nga toksinat që ai akumulon brenda. Kështu, trupi arrin të çlirojë këtë energji që e mban të ngurtë duke praktikuar Yoga. Trupi fillon të ndihet më i shëndetshëm dhe më me energji. Ka një dëshirë për të bërë diçka më tepër dhe për të bërë diçka më pozitive.
Këshillat e Anildës pë të praktikuar Yoga
Njerëzit duhet të provojnë diçka ndryshe. Çdo njeri nga ne fillon dhe bën një invetar të brendshëm për atë që bën. Për ata që nuk e kanë provuar ka shumë informacion për yoga-n.
Nuk është vetëm një trend por dicka që mungon tek njerëzit. Kështu që çdo njeri kur e provon dhe ndiehet mirë me veten e tij duhet ta frekuentoj për veten e tij. Një kordimin i yogës në jetën e tyre. Çdo praktikë tjetër që ata bëjnë tani ta ndërthurrin bashkë me yogën mund të sjellë fryte më të mira. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)