Jemi mësuar t’i shohim përmes ekranit prej vitesh në rolet e tyre në serialin "100 Vitrinat" por këtë herë protagonistët e këtij seriali do t’i shohim në një prodhim kinematografik.

Në kinematë e Tiranës ka nisur prej mbrëmjes së sotme filmi "Un'insolita Vendemmia" me regji të Daniele Carnacina.

Në këtë film mblidhet edhe njëherë kasti i serialit të njohur.

Gjatë premierës ka qenë i pranishëm në Tiranë regjisori, por edhe një nga protagonistët aktori Pietro Genuardi i njohur për publikun me rolin e Ivan Bettinit.

Prodhimi kinematografik do të vijojë të jetë pjesë edhe gjatë ditëve të ardhshme në Kinematë e Tiranës.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)