Në orën 18:00 të ditës së sotme në Beograd të Serbisë është mbajtur protesta e pestë kundër dhunës, duke iu referuar masakrave që tronditën kryeqytetin ku u vranë 18 persona.
Dhjetëra mijëra qytetarë, mes tyre aktorë dhe studentë kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç. Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë.
Došli na "predčas". 17.43 pic.twitter.com/8KVab9N391
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) June 3, 2023
Lajmi kryesor:
Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla, Vuçiç kërcënohet me varje (FOTO)
