“Rama të ndiqet penalisht” Aktorët të vendosur: S’do lejojmë shembjen e teatrit

“Ta vëmë me shpatulla pas muri dhe ky duhet ndjekur penalisht, të shkojë në Gjykatë si i pari kryeministër që thyen ligjin. Pra, ose do shkojmë në Europë me ligje ose ne, po i gris këto faqe që i kemi kopjuar nga kushtetuta dhe themi “voila” (Ja shiko). Hajde kryeministër, bëj çfarë të duash.

Ti tani je jo kryeministër, por ... (artistët nga mbrapa: Skënderbeu) Skënderbeu”. Kjo ishte  thirrja e Rudi Satës, kryetar i Sindikatës së Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP, gjatë dëgjesës me artistë dhe qytetarë  për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët janë mbledhur edhe këtë të hënë në ambientet e jashtme mes Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Ndërkohë që regjisori Bujar Kapexhiu i ka kërkuar miqësisht kryeministri Rama që të tërhiqet.  “Po i drejtohem si piktor, si artist jo si kryeministër. Jo do të shembet, por germën s. S’do të shembet. Prandaj le ta thotë, një tërheqje është mençuri, një tërheqje është zemërgjerësi nuk është dobësi”, tha Bujar Kapexhiu.  

Të hënën e kaluar artistët sfiduan kryeministrin me një projekt ide të tyren me moton “Ndërto një, ruaj dy”, ndërkohë sot me ta u solidarizuan dhe arkitektët Arben Biçoku dhe Kreshnik Merxhani të cilët argumentuan domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë së Teatrit Kombëtar.

“Është thënë shpesh që restaurimi është shumë herë më i shtrenjtë se sa ndërtimi nga fillim. Ky është një mit, nuk ekziston. Ne restaurojmë çdo ditë, objekte edhe më të vjetra se sa godina e TK dhe jemi në gjendje që teknikisht t’i zgjidhim të gjitha këto probleme”, tha arkitekti Merxhani.

“Flitet që është një objekt i përkohshëm, nuk e kam gjetur në asnjë material të shkruar këtë. Nuk është i tillë. Boll të kujtojmë nga se është i përbërë konstruksioni, është i ndërtuar me kollona betorname, nuk bëhet betornameja për përkohshmëri. Kam patur rastin të diskutoj me një nga pedagogët të shquar të materialit të ndërtimit Fisnik Kadiu, më ka thënë i kemi bërë analizat, janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë sikur janë vënë sot. Në këtë ambient nuk është vënë dorë për mirëmbajtje, është dashur pa nuk është vënë dorë”, tha Biçoku.

Në përfundim të takimit, i cili u zhvillua jashtë ambienteve të Teatrit, midis atij Kombëtar dhe Eksperimental, aktori Arben Derhemi u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen betejës së tyre të hënën e ardhshme në orën 18:00.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 28/03/2018 04:40

    Z.KM ben mire te terhiqet nga prishja dhe ristrukturimi i teatrit. Lere ashtu sic eshte se ashtu e duan "artistet".Kush po i shikon shfaqjet e tyre aman!Iken artistet e vertete..Pitarka,Trebicka , Manushi etj . Lumi nje here e nxjerr kercune ne breg- thote populli, por keta duan Saliun qe nuk ua fishkelluar fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës