Aktori Blerim Destani rikthehet
pranë publikut shqipta

Aktori Blerim Destani rikthehet <br />pranë publikut shqipta
Aktori Blerim Destani rikthehet pranë publikut shqiptar me një film të ri, i cili pasi ka bërë turin e kinemave gjermane ku është pritur mjaft mirë nga kritika, ka mbërritur më në fund në Tiranë. Premiera e filmit të regjisorit Ivo Trajkov është shfaqur në kinema “Imperial”.

“Nuk është film komercial, është film me ndryshe se të tjerët dhe shpresoj që këtu në Shqipëri, pasi u dha mundësia nga Digitalb dhe Top Channel për të parë filmin, të krijojnë një mendim më ndryshe. Gjithmonë kam dashur të bëj filma të veçantë dhe besoj se me këtë film kam realizuar një ëndërr”, thotë aktori Blerim Destani.

Përveç Blerim Destanit në filmin i cili është xhiruar në 90 minuta pa ndërprerje, interpreton një kastë e njohur aktorësh. Ndër ta mund të përmenden Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Filmi i xhiruar në Berlin, trajton emocionet e përjetuara në nivele të ndryshme të realitetit të cilat më pas na influencojnë në zgjedhjet që bëjmë në jetë. Gjatë zhvillimit të skenarit, Sebastiani, një aktor i ri, personazhi i luajtur nga Destani, në premierën e një filmi fillon"misionin e tij hakmarrës". Historia vazhdon me disa ngjarje të pazakonta dhe situata të çuditshme të cilat krijojnë një udhëtim emocionues 90 minutësh në kohë reale të aktorit dhe regjisorit Trajkov.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash