Aktori i madh i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, feston sot ditën e tij të lindjes. Robert Ndrenika, një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të skenës, mbush sot 76 vjeç. Ndrenika është interpretues i më shumë se 30 filmave, midis te cilëve mund të përmendim "Horizonte te hapura", "I teti në bronz", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.
/Shqiptarja.com
Për disa vite, ai ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".
d.c./shqiptarja.com










