Aktori shqiptar, nga fshati i varfër
i Kelmendit, në yll Hollywood-i

Aktori shqiptar, nga fshati i varfër<br />i Kelmendit, në yll Hollywood-i
Klement Tinaj është një nga aktorët e rinj më interesantë dhe më të talentuar të Hollywood-it. Ai është i njohur për talentin e tij të madh me dhunti të shumta dhe ka marrë rolet në të dy skenat interesante teatrin dhe filmin. Aktori shqiptar ka marrë pjesë me një rol të tij në filmin “Fast & Forius7”, përkrah emrave të famshëm si Vin Disel, Michelle Rodriguez dhe Dwayne Johnson. Tinaj ka marrë një diplomë BFA në Teatrin e Arteve dhe MPJ në aktrim për Film.

Tinaj megjithëse i ri në skenën amerikane - ka një “karrierë” mbresëlënëse dhe sheh përpara - ai tani për tani, shkruajnë mediat shqiptare, “është lojtari numër NJË” për të u parë për në vitin 2015. Në një intervistë, Tinaj  flet gjatë për aktrimin dhe muzikën, si dhe zbulon fillimet e tij, bashkëpunimet, projektet si edhe planet për të ardhmen. Ai u nderua me Çmimin Përsosmëri në Dramë -Excellence Award in Drama - gjatë studimeve të tij, si dhe me "Certifikatën e Meritës" dhe "Certifikata e Njohjes” - “Certificate of Merit” dhe “Certificate of Recognition” për arritjet e tij akademike.
 
Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët në Amerikë?
Unë shkova në SHBA kur isha 14 vjeç. Ekziston një dallim i madh ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë. Gjuha, kultura, disiplina, respekti, tradita, dhe arsimi është shumë ndryshe në SHBA. Unë shpresoj se populli shqiptar do të mbajë traditën tonë, edhe në SHBA. Ne nuk duam të humbasim traditën tonë në kulturën amerikane, edhe pse ne jetojmë dhe punojmë në SHBA.
 
Çfarë ju ka lidhur me aktrimin? Pasi ju ia keni nisur me muzikën e Kelmendit...
Unë fillova aktin që kur kam qenë në shkollën e mesme. Unë bëra shumë shfaqje teatrale në Broadway para se të shkoja në Hollywood. Nuk bëj muzikë për biznesi, por për dashurinë dhe krenarinë e vendit tonë.
 
Si mund të arrish që të jesh një aktorë shqiptarë në Hollivud?
Një aktor shqiptar në Hollywood duhet të punojë dy herë më shumë se aktorët e tjerë që të jetë i suksesshëm, sepse ka shumë aktorë të talentuar në Hollywood.
 
A të duket pak e tepërt dhe e "dalur " mode, kur aktorët e rinj shqiptarë, sapo vijnë në Amerikë, vetëmburren ose kënaqen me superlativat e gazetarëve?
Unë nuk mendoj se është e tepërt dhe e "dalur" mode, nëse aktorët shqiptarë bëjnë intervista me gazetat dhe televizionet shqiptare, sepse ata janë duke reklamuar projektet e reja dhe janë duke frymëzuar brezin e ri shqiptar, për të ndjekur ëndrrën e tyre në industrinë e artit.
 
Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës suaj në Amerikë?
Kisha suksese në shfaqjet teatrale kur isha në New York, por suksesi im i madh ka filluar pasi kam luajtur një rol të vogël në filmin “Fast & Furious 7”.
 
Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë studio ose të kesh një rol çfarëdo qoftë ai me aktor të mëdhenj?
Sukses. Jam presidenti i EyeLess Studio Hollywood. Punoj së bashku me Roman Xing dhe Leandro Simozza. Po, kam luajtur filma me aktorë të mëdhenj si Rob Van Dam, Vin disel, Michelle Rodriguez, Al Sapienca, Dolph Lundgren, Jason London, etj. Besimi dhe vullneti të çon drejt suksesit.
 
Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti yt?
Kujtimi më i bukur nga aktiviteti është gjatë xhirimeve të filmit Dollz.
 
Po bashkëpunimi më i rëndësishëm?
Bashkëpunimi më i rëndësishëm ishte gjatë xhirimeve të filmit “Fast & Furious 7”.
 
Sa filma keni të regjistruar deri tani?
22 filma të listur në IMDb dhe 5 të pa listuara.
 
Cili është xhirimi më i fundit?
Bloody Hands - jemi ende duke filmuar në Holliwood. Filmi është drejtuar nga Jaden Hwang. Starring Klement Tinaj, Orlando Broën, Roman Xing, Leandro Simozza, Phillip E. Walker, dhe tridhjetë e pesë aktorë të tjerë.
 
Cilët janë disa nga filmat “big budget films” me ndonjë nga yjet e Hollywoodit ku Klementi merr pjesë?
Disa nga filmat me big budget që unë marr pjesë janë, “Fast & Furious 7”, “4Got10”, “Sleight”, “Water”, “The Second Coming of Christ, & Dollz”.
 
Do të donit të xhironit për një film me producent dhe aktor shqiptarë në Amerikë?
Për momentin jam shumë i zënë, por do të përpiqet në të ardhmen.
 
Diçka për jetën tuaj personale? Nga Selcë të Kelmendit deri në New York...
Të vish nga një fshat i vogël dhe i varfër (Kelmendi) në një qytet të madh dhe të pasur (New York) ishte një ndryshim i madh në jetën time.
 
Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
Tani jam duke xhiruar filmin Bloody Hands. Unë luaj rolin e Leo -së i cili është aktori kryesor i filmit. Ne jemi gjithashtu duke u përgatitur për dy filma, por nuk mund të flasim për këtë projekt ende.
 
A është për ju filmi amerikan, një industri marramendëse?
Jo, për shkak se industria e filmit është pothuajse e njëjtë kudo.
 
Çfarë kënaqësie të ka sjell Amerika?
Amerika është toka dhe vendi i mundësisë, libery, dhe lirisë. Amerika më dha mundësinë, sukses dhe dëshirë për artin, duke përfunduar shkollën. Me dha mundësinë për të ndjekur ëndrrën time dhe pasionin tim.
 
Karriera
“Disa nga filmat me big budget që unë marr pjesë janë, “Fast & Furious 7”, “4Got10”, “Sleight”, “Water”, “The Second Coming of Christ, & Dollz””
 
Jeta
“Të vish nga një fshat i vogël dhe i varfër (Kelmendi) në një qytet të madh dhe të pasur (New York) ishte një ndryshim i madh në jetën time”
 
Kujtimet
Kur isha fëmijë se besoja se do bëhem aktor në Hollywood. Unë kurrë nuk do harroj nga kam ardhur, sepse kjo është ajo që më bën të veçantë dhe të ndryshme nga aktorët tjerë.
 
Frymëzimi
Muzika nga vendlindja më jep frymëzim dhe më ndihmon për të mos harruar gjuhën, kulturën, Vallet dhe traditën tonë. Unë jam krenar që jam shqiptar
 
Jetëshkrimi
I lindur në Shqipëri. Kam studiuar në Lincol High School NY. Got my BFA in Five Toëns College and my MFA in NYFA Los Angeles, CA. Kam mësuar karate për dy vjet. Kam luajtur mbi 30 role në shfaqje teatrale. Kam shkruar një shfaqje dhe direktuar dy, para se të filloja të bëja filma. Nga viti 2013 deri tani unë kam luajtur role në 21 filma, producent 8, direktuar 3, dhe shkruar 6.


(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar