Një postim emocionues dedikuar të ëmës ka zbuluar origjinën e aktores. Aktorja, këngëtarja dhe producentja e njohur amerikane, Rita Wilson ka zbuluar se nëna e saj ka origjinë çame. Në Ditën Ndërkombëtare të Nënës me një foto krah të ëmës Rita ka treguar për origjinën e saj.
"Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë lu.ftes nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëll.ohej e të linte çdo gjë pas.
Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t'i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës", shkruan Rita.
Rita Wilson është bashkëshortja e aktorit të njohur njohur Tom Hanks. Rita Wilson ka marrë pjesë në shumë filma me role të ndryshme, ku ndër më të dëgjuarit janë: “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.
3/4
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.4%
-
Të gabuar
57.7%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 1513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kambana' gjermane, Skënderbeu 'mbush arkat' nga portieri Marco Alia
17 Maj, 20:35
-
'Vula' e PD-së, Gjykata e Apelit rinis gjykimin më 11 qershor
17 Maj, 20:25
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
17 Maj, 20:19
-
Në kërkim nga SPAK, arrestohen në Itali Arjan Tuku dhe në Spanjë Denis Meta
17 Maj, 20:15
-
FOTO/ Dështon eksperimenti i FSHF-së me 'Final 4', pak tifozë për Partizani - Skënderbeu në 'Air Albania'
17 Maj, 20:13
-
SPECIALE/ Një shëtitje në muzeun e hapur të Durrësit antik, kanë nisur rezervimet edhe për vitin 2025
17 Maj, 20:10
-
I verbuar nga xhelozia, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe që tentoi të vrasë gruan
17 Maj, 20:03
-
AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana
17 Maj, 19:45
-
Fati e shpëtoi në ’97 në Shqipëri, vdes gazetari italian Franco di Mare
17 Maj, 19:36
-
Gjergj Luca nxjerr në treg peshkun ton të përpunuar në Shqipëri (Video)
17 Maj, 19:25
-
Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren
17 Maj, 19:12
-
BE akordon 1 miliardë për Shqipërinë, zv.ministri i drejtësisë Dobi: Disbursimi i fondeve fillon në qershor
17 Maj, 18:59
Ky aktori ne foto ka dal kundra per pavaresin e kosoves .. dhe eshte pro serbeve..
PërgjigjuPupupupu sa te turpshem jeni. Eshte me origjine greke nga fshati Sotire, afer Dropullit te Siperm o hunj. Jeni medioker.
Përgjigju