Aktorja e humorit, Dembacaj flet për marrëdhënien e saj dhe vjehrrin, ja cilin preferon më shumë

Aktorja e humorit, Dembacaj flet për marrëdhënien e saj dhe vjehrrin, ja cilin preferon më shumë

Rudina Dembacaj

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj  ësht pyetur nga ndjekësit  e saj në rrjete sociale mbi marrëdhënien e saj me ish-deputetin Mark Frroku, si dhe për vjehrrin e saj të preferuar nga dy martesat.

"Fillimi i marrëdhënies time me Markun ka qenë shume e vështirë për shkak të thashethmeve dhe zërave që fëmijët tana ishin të detyruar të dëgjonin. Përveç se fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronin edhe presione idiote nga jashtë”, ka shkruar në instagram aktorja.

 Por ajo theksoi se mori ‘masa’ ekstreme.

Më shumë do vjehrrin apo vjehrrën?

Vjehrrin normal, nga të gjithë vjehrrit që kam pasur në jetë, Peng Frrokun e dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, por nuk e them dot cilën. Po si të mos jetë? Ama s’më ka bezdisur kurrë me xhelozi.

Çfarë marrëdhënie ke me vjehrrën?

Është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës e bëj shumë të lumtur. Është grua me fat që më ka nuse.

Ç’do të thotë të jesh e dashuruar me një burrë që ka fëmijë?

Do të thotë që nga 1 fëmijë ke 4. Unë nuk e kam sa për Instagram, nuk bëj si e mirë nëse vërtet nuk jam e  tillë.Unë ndihem e bekuar. Fillimi ishte i vështirë, sepse përveç fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë.Falë Zotit, me këtë rast, si unë edhe Marku, njohëm shpirtin e vërtetë të shumë njerëzve.Unë si ekstremiste që jam, kam marrë ‘masa’ ekstreme. Marku ka më shumë durim, fal më shumë. Unë nuk i quaj dot fëmijët e Markut, sepse janë fëmijët e mi. Unë bëhem “kamikaze” për ta, siç bëhem për Vikin. Kur je nënë, e di çfarë do të thotë të kesh fëmijë.”

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë